Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Szczesny tregon si arsyetoi për të pritur penalltinë e Mbappé: “Ishte mjaft e qartë”

Lapsi.al 31 October 2025
Szczesny tregon si arsyetoi për të pritur penalltinë e
Penalltia e pritur ndaj Kylian Mbappé në “El Clasico” nuk mjaftoi për t’i shmangur Barcelonës humbjen, por mjeshtëria e Wojciech Szczesny fitoi gjithsesi faqet e para të ndeshjes, për shkak të gjestit të mrekullueshëm teknik dhe atletik të portierit polak. Ish-portieri i Romës dhe Juventusit shpjegoi se si ia doli të neutralizonte goditjen e francezit: nuk ishte thjesht çështje intuitash apo fati, pas atij kërcimi spektakolar qëndronte një studim i saktë, metodik dhe i durueshëm i kundërshtarit. Ai analizon gjithçka – nga lëvizjet te qëndrimi i trupit, deri te shpeshtësia e trajektoreve që zgjedh zakonisht lojtari që përgatitet të godasë nga pika e bardhë. “Tek” (është nofka e tij) e kishte studiuar aq mirë ish-sulmuesin e PSG-së, saqë kishte memorizuar çdo informacion deri në atë pikë sa e konsideronte “mjaft të qartë” që do t’ia dilte ta ndalte goditjen nga 11 metra.

Szczesny dhe përgatitja për penalltitë

Në intervistën për kanalin YouTube të katalanasve, Szczesny iu nënshtrua pyetjeve të tifozëve, shumica e të cilëve e pyetën se si kishte arritur ta mbyllte portën përballë Mbappé dhe cili ishte sekreti i tij – nëse ndjek një stërvitje të veçantë apo ka një rutinë specifike në fazën e përgatitjes. “Para çdo ndeshjeje studioj shumë – thotë portieri polak, duke lënë qartë të kuptohet sa thelbësor është edhe puna e bërë duke parë një sërë videosh. – Përqendroj vëmendjen time te njëzet penalltitë e fundit që zakonisht janë gjuajtur nga dy ose tre ekzekutuesit kryesorë të çdo skuadre.” Kjo është vetëm një pjesë e dosjes analitike, e bazuar në një spektër të gjerë të dhënash që mbledhin një mesatare të goditjeve dhe karakteristikave të secilit futbollist. “Shihet pak a shumë se si sillen gjatë karrierës dhe për këtë përpiqem të gjej sa më shumë të dhëna të mundshme. Ka disa që, për shembull, gjuajnë ndryshe në varësi të momentit të ndeshjes apo rezultatit.”

Si ia doli të ndalte goditjen e Mbappé nga pika e bardhë

Sa i përket Mbappé, Szczesny sqaroi se në bazë të vendimit të tij për anën ku do të hidhej kishte një precedent mjaft të afërt. Ai i përkiste “El Clasico” së kthimit të sezonit të kaluar dhe ishte i bindur që francezi do ta gjuante penalltinë në të njëjtën mënyrë, bazuar në një sërë deduksionesh dhe në një bindje të fortë. “Ishte mjaft e qartë – shtoi ai. – Kështu më shënoi herën e fundit nga pika e bardhë dhe e dija që do të zgjidhte të njëjtin drejtim. Pastaj duhet vetëm të lutesh për ta arritur topin.”

Kontrolli i emocioneve dhe përfitimet e meditimit

Forca e qetësisë është arma më e mirë për t’u përdorur në kushte ekstreme si ato të një penalltie apo të një ndeshjeje shpesh të tensionuar si “El Clasico”. Meditimi, të cilit i përkushtohet edhe përpara një ndeshjeje, është thelbësor në këtë drejtim. “Shkëputem nga emocionet e mia. Bëj ushtrime frymëmarrjeje para çdo ndeshjeje dhe gjithashtu gjatë pushimit mes pjesëve. Nuk më intereson nëse të gjithë më shikojnë në dhomën e zhveshjes.”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI