Flash

Presidenti sirian jep "shembullin": I mbyll zyrën vëllait për korrupsion

Lapsi.al 31 October 2025
Presidenti sirian jep "shembullin": I mbyll zyrën vëllait

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa ka nisur një fushatë të paprecedentë kundër korrupsionit – duke filluar nga vetë familja e tij.

Sipas agjencisë Reuters, Sharaa ka urdhëruar mbylljen e zyrës së vëllait të tij të madh, Jamal, dhe ka kërkuar nga nëpunësit shtetërorë që zotërojnë makina luksoze të dorëzojnë çelësat ose të përballen me hetim për pasuri të pajustifikuar.

Në një takim të mbajtur më 30 gusht në bazën e tij të dikurshme në Idlib, presidenti ironizoi të pranishmit që mbërritën me makina luksoze: “S’kisha kuptuar që pagat e shtetit qenkan kaq të larta!”, tha ai, sipas burimeve.

Sharaa më pas mblodhi familjen e tij, përfshirë babain 79-vjeçar, duke i paralajmëruar që të mos përdorin emrin e familjes për përfitime personale.

Ministria siriane e Informacionit konfirmoi mbylljen e zyrës së Jamal al-Sharaa, duke theksuar se “nuk ka asnjë funksion zyrtar dhe nuk lejohet të ushtrojë veprimtari tregtare”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI