Flash

Përfaqësuesja e Qeverisë i përgjigjet kryebashkiakut: Ishte në dijeni të shkarkimit

Lapsi.al 31 October 2025
Përfaqësuesja e Qeverisë i përgjigjet kryebashkiakut: Ishte

Përfaqsuesja e Qeverisë i është përgjigjur pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Veliaj u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni për shkarkimin e tij dhe se arsyeja e mungesës së tij në Bashki nuk është për fajin e tij.

Por përfaqësuesja e ekzekutivit ka deklaruar se Veliaj ishte në dijeni të shkarkimit. Po ashtu ajo ka deklaruar se ekzekutivi merr vendim mbi konstatimin e Këshillit Bashkiak.

"Një subjekt i shkarkuar nga Qeveria, duhet t’i drejtohet gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe jo Kushtetueses. Në kushtet kur mungon kompetenca për çështjen, Gjykata nuk mund ta shqyrtojë. Konstatimi i mungesës 3 mujore është kompetencë e Këshillit Bashkiak. Kjo nuk kërkon një hetim administrativ të thelluar. Këshilli i Ministrave me vendimin e tij deklaron shkarkimin e kryetarit duke u bazuar në konstatimin e kryer nga Këshilli Bashkiak dhe propozimin e paraqitur prej tij. Në rastin konkret, mund të shtojmë edhe faktin se mungesa e kërkuesit përtej afatit tre mujor është një fakt i njohur botërisht. Për pretendimet për cënimin e të drejtës për tu dëgjuar dhe për tu mbrojtur, ka pasur dijeni për nismën për shkarkimin e tij," tha ajo

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI