Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Nuhiu trajneri i ri i Tiranës, klubi eviton postimin: prapaskenat e heqjes së Bordin

Lapsi.al 31 October 2025
Nuhiu trajneri i ri i Tiranës, klubi eviton postimin: prapaskenat e heqjes

Tirana ndryshon akoma drejtimin teknik, duke emëruar trajnerin e tretë brenda një faze kampionat. Ardian Nuhiu është zyrtarisht trajneri i ri i bardhebluve, duke marrë kështu vendin e italianit Roberto Bordin, që nga ana e tij zëvendësoi në pankinë Vangjel Milen. E habitshme se si klubi më i titulluar në vend ka një mungesë kaq të theksuar vizioni, duke gabuar për të dytën herë radhazi zgjedhjen.

Mile, pasi udhëhoqi fazën përgatitore të Tiranës, qendroi vetëm dy ndeshje në pankinë dhe e pa veten nga njeriu i duhur në sakrificën strategjike të klubit, që solli në krye të ekipit “strategun” italian. Bordin mbijetoi me këtë titër vetëm 7 ndeshje, nga të cilat mbahet mend vetëm derbi i fituar me Partizanin. Për të tjerat renditja flet vetë, por jo për teknikun, por për Tiranën: vendi i parafundit me 6 pikë në 9 ndeshje.

Prapaskenat e shkarkimit të Bordin

Tani te Tirana mbërrin Nuhiu. 46-vjeçari qëndroi pa ekip vetëm një muaj, pasi në shtator u largua nga Gjilani dhe tani do të ulet në një pankinë që lëkundet. Sidoqoftë, me të bardheblutë kishin të paktën 10 ditë që kishin kontaktuar dhe pritej vetëm rasti i duhur. Rast që erdhi nga shpartallimi me Elbasanin. Përse kjo situatë, kur Bordin kishte pothuaj vetëm dy muaj në detyrë? Sepse italiani dhe drejtori sportive i Tiranës Omer Bunjaku kanë patur përplasje të forta, që kanë thyer raportin mes të dyve. Në këtë rast, presidenti Halili ka mbajtur krahun e Bunjakut që e ka bindur të sjellë në pankinë ish-teknikun e Shkupit, me të cilin ka raporte miqësore që nga 2018.

Evitohen komentet

Halili tashmë natyrisht duhet të paguajë Bordin për pjesën e mbetur të kontratës, gjë që ndoshta numri 1 i klubit e ka harruar. Kontrata e italianit me kryeqytetasit ishte deri në fund të sezonit me opsionin e rinovimit, nëse gjërat do të shkonin mirë.

Një kaos total, që vetë klubi bardheblu e ka kuptuar. Tifozët janë krejtësisht të pakënaqur jo vetëm me rezultatet, por edhe me menaxhimin e situatës dhe kjo lëvizje nuk është se do të qetësojë shpirtrat. Pikërisht për të evituar vërshimin e komenteve negative, Tirana e ka prezantuar Nuhiun ndryshe nga paraardhësit: pa bërë asnjë postim, por vetëm një story, ku natyrisht nuk shfaqen komentet.

Nuhiu

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI