Flash

Trump takim me Xi Jinping, SHBA ul tarifat ndaj Kinës

Lapsi.al 30 October 2025
Trump takim me Xi Jinping, SHBA ul tarifat ndaj Kinës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se kishte rënë dakord me Presidentin e Kines Xi Jinping për të ulur tarifat ndaj Pekinit. Vendimi erdhi pas takimit qe presidenti Amerikan Donald Trump zhvilloi me presidentin e Kines, Xi Jinping ne Korene e Jugut. “Mendoj se ishte një takim i mrekullueshëm”, u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit presidencial pasi u largua nga qyteti koreano-jugor i Busanit.

Trump tha se tarifat e vendosura mbi importet kineze do të ulen në 47% nga 57% duke përgjysmuar normën e tarifave. Presidenti I Kines Xi Jinping do të punojë shumë fort për të ndaluar rrjedhën e fentanilit, një opioid sintetik vdekjeprurës që është shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në Amerikë, tha Trump.

Tarifa u ul “sepse besoj se ata po ndërmarrin veprime të forta”, shtoi ai.

Takimi i përzemërt, i cili u zhvillua përpara samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), zgjati gati dy orë. Trump foli vazhdimisht për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Xi, pasi negociatorët amerikanë të dielën thanë se kishin rënë dakord për një kornizë me Kinën që do të shmangë tarifat 100% të SHBA-së për mallrat kineze dhe do të arrijë një shtyrje të kufizimeve të eksportit të Kinës për metalet e rralla, një sektor që ajo dominon. Ndërsa u ulën për të filluar bisedimet në një bazë ajrore të Koresë së Jugut të enjten në mëngjes, Xi i tha Trump nëpërmjet një përkthyesi se ishte normale që superfuqitë të kishin fërkime herë pas here.

Disa ditë më parë, negociatorët tregtarë të të dy vendeve arritën një “konsensus themelor për adresimin e shqetësimeve kryesore të njëri-tjetrit”, tha Xi. “Unë jam i gatshëm të vazhdoj të punoj me Presidentin Trump për të hedhur një themel të fortë për marrëdhëniet Kinë-SHBA”, shtoi ai.

Përveç uljes së tarifave të fentanilit, Pekini kishte kërkuar një lehtësim të kontrolleve të eksportit mbi teknologjinë e ndjeshme amerikane dhe një heqje të tarifave të reja portuale të SHBA-së për anijet kineze që synojnë luftimin e dominimit global të Kinës në ndërtimin e anijeve, transportin detar dhe logjistikën.

Trump nuk bëri asnjë koment të menjëhershëm mbi lëshimet e SHBA-së, por tha se Kina do të blinte “sasi të jashtëzakonshme” të sojës amerikane dhe produkteve të tjera bujqësore “duke nisur menjëherë”.

Përpara samitit, Kina bleu ngarkesat e saj të para të sojës amerikane në disa muaj, raportoi ekskluzivisht Reuters të mërkurën.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI