Flash

Procesi/ A do e rikthejë Kushtetuesja Veliajn në zyrë

Lapsi.al 30 October 2025
Procesi/ A do e rikthejë Kushtetuesja Veliajn në zyrë

Ai që avokatët e vet e konsideruan së fundi, pa mëdyshje, si një të "burgosur politik", kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka lënë nesër qelinë për të kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Ramës për shkarkimin e tij.

Me një proces blitz, kreu i PS, në 11 shtator shpalli nga asambleja e socialistëve shkarkimin e Veliajt dhe në të njëjtën frymë emëroi Ogerta Manastirliun si kandidate. Pas gjashtë ditësh, më 17 shtator, këshilltarët e PS-së hodhën firmat e tyre nën presion, për ta vulosur atë që u bë fakt më 23 shtator, kur këshilli bashkiak, në aleancë me PD-në, votoi shkarkimin e kryebashkiakut. Pa humbur kohë kryeministri e nënshkroi dekretin e shkarkimit dhe me të njëjtën urgjencë presidenti Begaj, dekretoi në 1 tetor zgjedhjet e parakohshme për Tiranën, ndonëse një ankimim i Veliajt në Kushtetuese që e konsideronte këtë shkarkim të paligjshëm e ndalonte ta bëte këtë.

Pikërisht ankimimin e kryebashkiakut të hequr qafe nga partia e tij ka filluar të marrë në shqyrtim kushtetuesja. Ai pretendon se këshilltarët bashkiakë që kanë votuar dhe Rama që ka nënshkruar kanë kryer një akt kundër ligjit themeltar të shtetit, neni 115 i të cilit e shpreh qartë se “shkarkimi i një kryetari bashkie bëhet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”.

Ankimi në Kushtetuese/ Erion Veliaj ngrin fushatën e PS për Tiranën

Deri këtu pozicionet juridike mes palëve janë të qarta. Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë si kryebashkiak, pasi as ka shkelur ligje, as është arrestuar në flagrancë, as ka marrë dënim të formës së prerë, ndërsa partia e tij, nën gjurmët e të cilave ecën dhe presidenti Begaj, pretendon se ai duhet të shkakrkohet pasi ka munguar më shumë se tre muaj në punë.

Por, përpos aspektit juridik kjo përplasje ka edhe anën e saj politike. Pasi Rama e shkarkoi dhe Bajram Begaj shpalli zgjedhjet e parakohëshme, të gjitha këto u zhbënë nga një vendim i ndërmjetëm i Gjykatës Kushtetuese, e cila e anulloi garën e 9 nëntorit për Tiranën, deri sa të jepej një vendim përfundimtar për shkarkimin e kryebashkiakut.

Bushati: Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur

Nga ana formale gjykatësit kishin të drejtë. Presidenti e kishte shkelur me dy këmbët ligjin që nuk e lejonte të shpallte zgjedhje nëse i prekuri, në këtë rast Veliaj, ankomohej. Por gjithësesi vendimi krijoi një efekt surprizë. Pse një Gjykatë Kushtetuese që rëndom ka marë vendimet që ka dashur qeveria, këtë herë veproi ndryshe? Aq më fortë ngjante surpriza kur shihej se vendimi ishte marrë 8-0 në favor të tij? A mos kishte një konsensus politik për ta bërë këtë? 

Pikërisht kjo pyetje shtrohet edhe në seancën e 31 tetorit? Kur të njëjtët gjyqtarë nuk do të gjykojnë më vetem për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë ne fillim te nentorit, por për themelin e çështjes: nëse ka qene i drejtë apo jo shkarkimi i Veliajt për mungesë në punë? Duke nisur nga precedenti i pak kohëve më parë, kur ata votuan unanimisht kundër asaj që kishte kërkuar Edi Rama, shtrohet dilema: Mos vallë 8 gjykatësit e kushtetueses u pavarësuan appritur? Apo në të kundërt është thjeshtë pushteti që ka ndryshuar mendje. Në këtë rast, ajo që pritet të kuptohet nga gjykimi që filloi këtë 31 tetor, nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë e shkarkimit të Veliajt, por edhe me faktin nëse do të zhvillohen zgjedhjet e Tiranës. Pasi nëse i japin të drejtë Lalit, anëtarët e kushtetueses nuk vendosin vetëm ta lënë atë padron të zyrës së tij të boshatisur, por anullojnë automatikisht edhe garën e nisur mes Ogerta Manastirliut dhe Florian Binajt. 

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI