Flash

E dashura e Haaland: “Më pëlqente shoku yt, por kur të pashë ty, ndryshova mendje”

Lapsi.al 30 October 2025
E dashura e Haaland: “Më pëlqente shoku yt, por kur të
Erling Haaland edhe këtë vit po ecën me ritmet e tij të zakonshme monstruoze me Manchester City: sulmuesi norvegjez 25-vjeçar ka shënuar deri tani plot 24 gola në 14 ndeshje mes klubit dhe kombëtares. Nëse Pep Guardiola e shijon në aspektin futbollistik – sikur City i tij të kishte gjithmonë një qendërsulmues klasik – në jetën private është bashkëkombësja Isabel Haugseng Johansen ajo që përbën tashmë një çift shumë të qëndrueshëm me Haaland: të dy janë bashkë që nga viti 2020, kur Erling u transferua te Borussia Dortmund, dhe vitin e kaluar kanë pasur një djalë. Sipas 21-vjeçares Isabel, e cila aktualisht ndjek studimet universitare, në fillim nuk ishte Haaland zgjedhja e saj e parë e zemrës, por një mik i tij, i cili më pas kaloi në plan të dytë sapo vajza njohu bomberin e dikurshëm të Molde dhe Salzburgut.

Historia e dashurisë mes Haaland e Johansen: njiheshin që fëmijë

Erling dhe Isabel njihen që nga fëmijëria; janë takuar të vegjël në Akademinë e Bryne, klub norvegjez ku të dy luanin futboll. Në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube, ku ishte e pranishme edhe e dashura, Haaland ktheu pas kujtesën në ato vite: “Ajo luante për ekipin e qytetit tonë të lindjes, ishte një futbolliste e mirë… një lojtare krahu i majtë.” Atëherë Isabel u përgjigj: “Do të thosha që kisha edhe pak fuqi me këtë këmbën e majtë. Por, për të qenë e sinqertë, nuk isha e mirë në driblim, isha më e mirë në shpejtësi dhe vrapim. Pra, do të thosha shumë e ngjashme me ty.” Pastaj, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Haaland: “Nuk mendoj se ti je dribbluesi më i mirë, ke shpejtësi dhe forcë.”

Haaland nuk e kujton, Isabel po, kur e pa…

Pavarësisht cilësive të tyre futbollistike, biseda më pas kaloi te çështjet e zemrës – madje më saktë, te tërheqja e parë. “Ajo mban mend shumë herë kur më ka parë kur ishim më të vegjël, por unë jo,” – ka thënë Haaland. Isabel, nga ana tjetër, e mban mend shumë mirë atë djalosh biond me shtat të fuqishëm, dhe kujton gjithashtu si iu ndryshuan menjëherë ndjenjat sapo e pa: “Unë njihja vetëm shokun tënd më të mirë, ndaj ai më pëlqeu i pari, por pastaj kur të pashë ty, ndryshova mendje. Mendoj se është fati, edhe pse ti nuk e mendon ashtu…”

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI