Flash

Berisha: Rama nuk lejon inspektorët e KLSH për ta audituar

Lapsi.al 30 October 2025
Berisha: Rama nuk lejon inspektorët e KLSH për ta audituar

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po pengon inspektorët e KLSH të kryejnë auditimin ndaj tij dhe institucioneve që drejton. Gjatë fjalës jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se Rama nuk lejon auditin e shtetit sepse nga ky proces do të dilnin në pah gjëra monstruoze, që lidhen me keqpërdorime dhe shpenzime të dyshimta të fondeve publike.

"A e dëgjuat ju dje kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që tha se Edi Rama nuk më lejon inspektorët për ta audituar? A mund të ndodhë në ndonjë vend të botës që kryeministri të mos pranojë auditin e shtetit? Të kujt i ka paratë ai që nuk pranon të auditohet, i ka të vetat apo i ka të taksapaguesit? Kontrolli nuk është i qeverisë, kontrolli është i shtetit dhe ai ka detyrë, tagër të kontrollojë, të auditojë çdo institucion sipas programit.

Dhe del që jo vetëm nuk pranon të auditohet... natyrisht nuk ka se po të auduitohet, dalin 22 milionë euro. Po të auditohet dalin me qindra kuintalë valixhe diplomatike të mbushura... e dini vetë me çfarë kanë qenë të mbushura me Ismailin e tij. Po të auditohet dalin shishet 33 mijë euro Romanee Conti. Po të auditohet dalin gjëra monstruoze që nuk i dëgjon kund. Ndaj dhe ai refuzon. Ai merr përsipër të refuzojë auditin, në një anë kërcënon prokurorin, në anën tjetër ai refuzon auditin e shtetit. Kjo është situata, ky është një narkoshtet në të cilin shteti ligjor nuk funksionon, është zëvendësuar me narkoshtetin," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI