Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Autogoli absurd i Atanaskoski pastaj Neziri: Dinamo fiton derbin me Partizanin

Lapsi.al 29 October 2025
Autogoli absurd i Atanaskoski pastaj Neziri: Dinamo fiton derbin me Partizanin

Dinamo fiton edhe derbin me Partizanin, duke vazhduar ngjitjen drejt kreut të Superiores, duke përfituar edhe nga ndalesa e Vllaznisë. Skuadra e Ilir Dajës ka triumfuar, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të kampionatit, që mbylli edhe fazën e parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 2-0 me autogolin e pabesueshëm të Atanaskoski dhe golin e Nezirit, që i shkaktuan Kërnajës humbjen e parë, në tre ndeshje në pankinë.

Kura Kërnaja mbaron efektin dhe Partizani kthehet i brishtë në derbin e kryeqytetit. Dinamo ishte shumë autoritare për të kuqtë, që kishin edhe mungesat e Sembene e Bintsouka të dëmtuar dhe Gudjufit të skualifikuar. Sidoqoftë, ekuilibrat i prishi autogoli i pabesueshëm i minutës së 54’. Atanaskoski, në mënyrën më absurde goditi topin nën presionin e kundërshtarit, duke e dërguar me forcë në rrjetë, me Qirkon të shtangur, që nuk po arrinte ta kuptonte veprimin e maqedonasit.

[video width="706" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/690270204033f.mp4"][/video]

Lexo më tej: Flamurtari i fundit thyen Vllazninë kryesuese: një penallti sjell fitoren e parë

Partizani u përpoq të reagonte, por Dinamo kishte tani skenën e preferuar të lojës, ku lojtarët e Dajës mund të ekzaltonin aftësitë e tyre në hapësirat e krijuara. Faton Neziri mbylli llogaritë në minutën e 75-të, duke i dhënë fitoren bluve të Ilir Dajës. "Nëse duhet të flas akoma për taktikën, s’bëj mirë - tha tekniku pas ndeshjes -. Këtë ndeshje e fitojnë lojtarët. Edhe ne, edhe Partizani kishim vetëm 2 ditë kohë. Në këto 2 ditë, çfarëdo të bëjmë, s’kemi kohën e duhur për të bërë gjithçka. E gjithë kjo eufori dhe fitorja e derbit, u shkon të gjithë lojtarëve të mi dhe arritën që të marrin fitore në derbi dhe të vazhdojnë rrugën drejt objektivave tona".

[video width="706" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/6902752486da9.mp4"][/video]

Kërnajanga ana tjetër vazhdon të shohë ndeshje tjetër, duke e konsideruar të dominuar derbin e humbur: "Dinamo Superiore? Nuk na imponoi asgjë në pjesën e parë, me atë që kemi parë ne. Kemi qenë dominant ne, jo Dinamo. Dinamo ishte dominante në 10 minutat e para. Kishim rastet tona, si rasti i golit, rasti tjetër. Pasi shkuam 2-0, tentuam mënyrë tjetër, por ne s’kishim çfarë të humbnim".

Kështu, Dinamo shkon në vendin e katërt me 17 pikë të grumbulluara. Në krahun tjetër, me vetëm 8 pikë pas 9 javësh kampionat, Partizani mban vendin e 8 në tabelën e klasifikimit, në zonën playout që komplikon ndjeshëm ecurinë e skuadrës në pjesën e mbetur të kampionatit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI