Ku ndodhet stadiumi mbi grataciel
Sky stadium duhet të ngrihet në The Line, një qytet futuristik 170 kilometra i gjatë, i ndërtuar horizontalisht, si një vijë, i vendosur midis dy mureve pasqyrë në mes të shkretëtirës. Brenda kësaj zone, mbi njërin prej shumë qiellgërvishtës, duhet të jetë stadiumi, i cili do të mund të presë ndeshjet e Botërorit 2034 dhe do të jetë stadiumi i NEOM, ekipit saudit të futbollit që mban emrin e projektit. NEOM, në fakt, është shumë më tepër se një qytet i thjeshtë: është një rajon futuristik i dëshiruar nga princi i kurorës Mohammed bin Salman. Ai do të përfshijë disa zona të veçanta, mes tyre edhe The Line, dhe do të shtrihet përgjatë Detit të Kuq. Ideja është që një zonë e shkretë dhe e pabanuar të shndërrohet në një qendër tërheqjeje turistike të orientuar drejt së ardhmes. Megjithëse NEOM, për momentin, është ende në ndërtim, ekipi i futbollit tashmë ekziston. Ai ndodhet në vendin e tetë në Saudi Pro League dhe udhëhiqet nga golat e një fytyre të njohur të futbollit evropian: Alexandre Lacazette. Ai është blerë nga Lyon dhe po spikat me katër gola dhe dy asiste në gjashtë paraqitje. Duke marrë parasysh moshën e francezit dhe kohën e realizimit të stadiumit, është e vështirë që ai të luajë ndonjëherë në stadiumin mbi qiellgërvishtës.ومن المنتظر أن يكون استاد #نيوم الملعب الأكثر تميزًا على مستوى العالم، حيث يتواجد على ارتفاع يزيد عن 350 مترًا ضمن هيكل "ذا لاين"، ويوفر تجربة استثنائية وغير مسبوقة لحضور مباريات كرة القدم، وتشمل المصادر الأساسية لإمداد الملعب بالطاقة كلاً من طاقة الرياح والطاقة الشمسية، وهو ما… pic.twitter.com/wLJfhw9uLk
— واس العام (@SPAregions) July 31, 2024