Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Prapaskena e largimit të Tudor: Comolli e shkarkoi para se të fillonte stërvitjen

Lapsi.al 28 October 2025
Prapaskena e largimit të Tudor: Comolli e shkarkoi para se të fillonte

Juventus ka kthyer menjëherë faqe pas humbjes ndaj Lazios. Goli i Basic ka bindur drejtuesit bardhezinj të ndryshojnë drejtimin teknik pas tre humbjeve radhazi ndaj Como, Real Madrid e pikërisht skuadrës së Sarrit. Igor Tudor u shkarkua zyrtarisht nga detyra mëngjesin e djeshëm, kur me një komunikatë zyrtare “Zonja e Vjetër” bëri të ditur vendimin e saj. Paradoksale, sepse Modesto kishte theksuar besimin te Tudor pak para fillimit të ndeshjes në “Olimpico”.

Megjithatë, ajo që ndodhi pas ndeshjes me Lazion i bindi të gjithë se duhej dhënë menjëherë një shkundje për të mos rrezikuar humbje të tjera në rrugë. Sipas asaj që raporton gazetari Gianluca Di Marzio në Sky, situata nuk ishte ende e qartë për Tudor, i cili ishte paraqitur në orar të saktë në mëngjes në Continassa për të zhvilluar stërvitjen me bardhezinjtë. Më pas erdhi komunikimi nga Comolli, që në fakt e shkarkoi nga detyra.

Si u shkarkua Tudor?

Tudor pra ishte paraqitur në mëngjes në qendrën stërvitore të Juventus, gati për të përgatitur ndeshjen e së mërkurës kundër Udineses në mesjavën e kampionatit. Trajneri kroat mendonte të përgatiste ndeshjen, i bindur se do të kishte edhe një mundësi tjetër, por rreth orës 9:30/9:40 Comolli i komunikoi vendimin e marrë. Duke gjykuar nga zhvillimet, Tudor duket se nuk e kishte menduar që Juventus mund të përshpejtonte shkarkimin e tij vetëm dy ditë para një ndeshjeje, por ndoshta pas pushimit të ardhshëm të kombëtareve. Megjithatë, pikërisht ky nxitim i ka habitur të gjithë.

Lexo më tej: Juventus, sa kushton të paguajë pagat e Tudor dhe Thiago Motta për të mos bërë asgjë

Sipas botimit të sotëm të Tuttosport, gjithashtu theksohet se në dhomat e zhveshjes së Juventusit në “Olimpico”, pak pas fishkëllimës së trefishtë të ndeshjes ndaj Lazios, ka pasur një përplasje shumë të ashpër midis Tudor dhe skuadrës. Ish-trajneri bardhezi kishte akuzuar lojtarët për mungesë angazhimi dhe ndoshta pikërisht aty edhe grupi ka kuptuar se koha e tij te Juve kishte përfunduar. Një vendim i papritur, duke qenë se në fakt nuk kishte ende një trajner të gatshëm për pankinën bardhezi, e cila për ndeshjen kundër Udineses i është besuar përkohësisht teknikut të NextGen Brambilla.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI