Flash

Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë: Hapësira jajrore u shkel tre netë me radhë

Lapsi.al 27 October 2025
Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë: Hapësira jajrore u shkel tre

Lituania ka mbyllur për një kohë të pacaktuar pikat kufitare me Bjellorusinë, pas shkeljes së hapësirës ajrore nga dronë që u vunë re për të tretën natë radhazi.

Sipas mediave lokale, zyrtarët në Vilnius konfirmuan se Aeroporti Ndërkombëtar i kryeqytetit lituanez u detyrua të pezullojë përkohësisht operacionet për disa orë, pasi disa dronë u vërejtën duke fluturuar në drejtim të aeroportit.

Në një deklaratë zyrtare, Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave (NKVC) njoftoi se kalimet kufitare me Bjellorusinë janë mbyllur “për një kohë të pacaktuar”, si masë sigurie pas incidentit të fundit.

Autoritetet lituaneze nuk kanë dhënë ende detaje mbi origjinën e saktë të dronëve, por po hetojnë nëse ato mund të jenë pjesë e provokimeve të qëllimshme nga ana e Bjellorusisë, me të cilën marrëdhëniet kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI