Flash

Kuvend/ Altin Dumani, Olsian Çela dhe Artur Metani raportojnë sot para deputetëve

Lapsi.al 27 October 2025
Kuvend/ Altin Dumani, Olsian Çela dhe Artur Metani raportojnë sot

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën e radhës plenare, e cila pritet që të jetë maratonë për shkak të raportimit të institucioneve të drejtësisë.

Në fillim është parashikuar ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, për të cilat maxhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësi në barazinë mes anëtarëve, bashkëkryetarëve dhe marrjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.

Më pas në rend dite është raportimi i kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Në vijim pritet që të raportojnë Altin Dumani për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme që ai drejton. Më pas Artur Metani do të raportojë për ILD-në, si dhe raporti i KLGJ dhe KLP.

I pranishëm nuk do të jetë Gazment Bardhi pasi u përjashtua për dy javë për shkak të përplasjes në seancën e kaluar me kreun e Kuvendit, Niko Peleshi. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i ka dërguar edhe një shkresë Peleshit, ku i kërkonte të shmangë të gjitha provokimet ndaj deputetëve.

‘Çdo ndryshim i njëanshëm nga Kuvendi i të drejtave të deputetëve të pakicës, apo interpretimit 34 vjeçar të Rregullores së Kuvendit, është atentat ndaj parlamentarizimit dhe asgjesim i të drejtave të opozitës parlamentare, dhe për pasojë është dhe do të jetë i papranueshëm për deputetët e opozitës.’, thuhet në letrën e grupit të PD.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthj...

07:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI