Flash

“Fol edhe tani po munde”: si e ndezi sherrin Vinicius me provokimin ndaj Lamine Yamal

Lapsi.al 27 October 2025
“Fol edhe tani po munde”: si e ndezi sherrin Vinicius me provokimin
“El Clásico” përfundoi me një përleshje me tension të lartë në Santiago Bernabeu, ku u përfshinë disa lojtarë dhe që ka shkaktuar diskutime në Spanjë, si mes protagonistëve, ashtu edhe jashtë fushës. Deklaratat e Lamine Yamal i dhanë një shtysë shtesë lojtarëve të Real Madrid, që të udhëhequr nga Kylian Mbappé, Jude Bellingham e Vinicius Junior, arritën të fitonin 2-1 ndeshjen e madhe duke u shkëputur me +5 nga rivalët e Barcelonës. Gjatë gjithë javës “Casa Blanca” nuk kishte reaguar ndaj deklaratave të Lamine Yamal, i cili, në atmosferën e qetë të “Kings League”, e kishte krahasuar Real Madrid me skuadrën e Ibai Llanos (duke thënë se “vjedhin dhe ankohen gjithmonë”), por ngarkesa emocionale u pa në fushë dhe menjëherë pas fishkëllimës përfundimtare. Në fund, Carvajal iu drejtua shokut të tij të kombëtares duke i thënë se “kishte folur shumë” dhe prej aty shpërtheu një përleshje e ashpër, ku protagonistë ishin gjithashtu Vinícius dhe Courtois.

Fraza e Vinicius për Lamine Yamal që ndezën sherrin

Pikërisht braziliani u vu re për paraqitjen pozitive në fushë, por mbi të gjitha për sjelljet e tij provokuese. Përveç skenës (pa kuptim) ndaj trajnerit të tij në momentin e zëvendësimit, Vinicius kishte filluar të trazonte ujërat në fushë kundër Lamine Yamal, duke e sulmuar me fjalë dhe provokuar në çdo mënyrë. “Vetëm pasime mbrapa”, ishte fraza që nënkuptonte mungesë karakteri, ndaj së cilës numri 10 blaugrana iu përgjigj: “Nuk të kuptoj, fol me mua”. Gjithçka bënte pjesë në planin për t’i ushtruar presion. Rreth minutës së 30’, numri 7 i “Los Blancos” kërkoi përballjen ballë për ballë me Lamine Yamal duke i gjuajtur topin pas një kontrolli të gabuar të lojtarit të ri spanjoll, i cili tashmë dukej në vështirësi për shkak të atmosferës që e kishte pritur në “Bernabeu”. Vinicius “nxori kthetrat” ndaj kundërshtarit, duke marrë edhe aprovimin e trajnerit të tij dhe duke i bërë të qartë numrit 10 të Barcelonës se për të do të ishte një mbrëmje shumë e vështirë – në çdo aspekt. Gjatë ndeshjes, “Vini” e ngacmoi disa herë me fjalë Lamine Yamal dhe me frazat e tij të hedhura aty-këtu u përpoq ta nervozonte në çdo mënyrë lojtarin më të mirë të skuadrës kundërshtare. Zëvendëstrajneri i Barcelonës, Marcus Sorg, foli kështu për paraqitjen e Lamine Yamal: “Atmosfera në ‘Santiago Bernabéu’ e ndikoi pak. Ai ende po mëson si të përballojë presionin e publikut, si fishkëllimat dhe kore. Zakonisht luan mirë, por sot nuk ishte e lehtë për të.”

Vinicius e sherri final: “Flisje para ndeshjes, fol edhe tani”

Vinicius nuk e pati vetëm me Lamine Yamal, por debatoi edhe me Pedri dhe Ferran Torres. Mesfushori spanjoll i Barcelonës po protestonte ndaj një vendimi të gjyqtarit, dhe Vini iu afrua për t’i thënë: “Nuk është kapiten, nuk është kapiten”, duke iu referuar faktit se nuk mund të fliste me arbitrin. Ndërsa kur Pedri e shtyu mënjanë, braziliani nguli këmbë: “Mos më prek, mos më prek”, ndërsa Bellingham përpiqej ta largonte. Në atë moment Ferran u afrua për t’i thënë të ndalonte, por Vinicius vazhdoi. “Flet gjithmonë, gjithmonë” – tha braziliani, duke treguar nga fusha, përpara se të thërriste: “Qajtor!”. Me pak fjalë, përleshja finale ishte vetëm pasojë e klimës që ishte krijuar para dhe gjatë ndeshjes. Pikërisht Vinicius ishte një nga ata që e ngriti më shumë tonin në fund, dhe pas përplasjes verbale mes Carvajal dhe Lamine Yamal, ishte përsëri braziliani ai që u hodh kundër të riut spanjoll: “Flisje para ndeshjes, fol edhe tani”. Parashikohet një duel në distancë me tension të lartë deri në fund të La Ligës.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI