أمامي بالضبط ??? pic.twitter.com/DHwiaER9l1
— Abdulhadi (@AHADI4) January 9, 2025
Gjesti i pahijshëm i Bellingham kundër Barcelonës
Menjëherë pas golit, anglezi u shpreh me një festim vulgar ndaj lojtarëve të Barcelonës, edhe pse nuk është e qartë nëse ai iu drejtua stolit kundërshtar apo tifozëve. Nuk është hera e parë që ndodh: Bellingham ishte gjobitur me 30 mijë euro për të njëjtin gjest të pahijshëm të bërë në Euro2024 kundër Sllovakisë. Në atë rast, mesfushori u pezullua për një ndeshje, por pezullimi do të zbatohej vetëm nëse ai do ta përsëriste gjestin brenda një viti.Festimi i pahijshëm i Bellingham kundër Sllovakisë në vitin 2024
Për fatin e tij, vendimi ishte dhënë në muajin korrik dhe periudha e provës ka skaduar, por duke qenë se është hera e dytë, Bellingham rrezikon realisht një pezullim dhe gjithashtu një ndëshkim nga vetë Real Madrid. Kundër Sllovakisë ai u shpëtua duke sqaruar se gjesti ishte drejtuar ndaj disa tifozëve kundërshtarë që e kishin provokuar, por këtë herë situata mund të jetë krejtësisht ndryshe: anglezi nuk është aspak i sigurt nga një pezullim, si edhe nga një “qortim” i fortë nga Xabi Alonso, i cili tashmë duhet të menaxhojë disa çështje delikate brenda skuadrës.