Flash

Sherri mes Conte e Lautaro në Napoli-Inter me inate të bartura: "Fenomen i ka*it"

Lapsi.al 26 October 2025
Sherri mes Conte e Lautaro në Napoli-Inter me inate të bartura:

Nuk ishte një ndeshje e qetë ajo mes Napolit dhe Inter: fitorja e skuadrës së kaltër u shoqërua me tension në fushë, mes një penalltie shumë të diskutueshme dhe përplasjes verbale mes Antonio Conte dhe Lautaro Martinez. Tensionet e vjetra mes të dyve, të lindura gjatë dy viteve të përbashkëta te Inter, shpërthyen pas një përplasjeje mes Dumfries dhe Olivera në minutën e 61’, kur Lautaro e shfrytëzoi rastin për një shpërthim të ashpër verbal ndaj ish-trajnerit të tij.

Në fund të ndeshjes, Conte minimizoi incidentin, duke folur për “përplasje normale në ndeshje të zjarrta”, por gjithsesi hodhi një thumb ndaj ish-lojtarit të tij nga pikëpamja njerëzore. Edhe në të kaluarën, marrëdhënia mes tyre kishte treguar krisje, siç ndodhi gjatë ndeshjes ndaj Romës në vitin 2021, kur zëvendësimi i Lautaro Martinez shkaktoi reagime shumë nervoze.

Lautaro i përsëriti të njëjtat fjalë si dikur

Në të dyja rastet, Lautaro Martinez i përsëriti të njëjtat fjalë, duke e ftuar trajnerin nga Leçe që t’i zgjidhnin gjërat “larg kamerave”: situata që tregojnë një raport që nuk është qetësuar kurrë plotësisht, pavarësisht videos së famshme të “ringut të paqes” që Inter publikoi në atë kohë për të heshtur zërat mbi ndarje të brendshme në dhomën e zhveshjes.

Në “Maradona”, sulmuesi argjentinas përsëriti disa herë shprehjen “eja brenda”, ashtu si në ndeshjen Inter–Roma, duke shoqëruar gjithçka me gjeste që u panë qartë si në stadium, ashtu edhe nga ekranet televizive.

Çfarë ndodhi mes Conte e Lautaro gjatë Napoli–Inter

Zënka shpërtheu në minutën e 61’: Dumfries mbeti i shtrirë pas një kontakti me Olivera dhe Conte ndërhyri duke e ftuar të ngrihej, pa e ekzagjeruar rënien. Kjo ndezi tensionin mes lojtarëve dhe pankinave. Lautaro Martinez e shfrytëzoi momentin për të shfryrë mllefin e vjetër ndaj ish-trajnerit, duke i thënë fjalë të forta dhe duke bërë gjeste provokuese.

Lexo më tej: Kush vendosi për penalltinë e fituar nga Di Lorenzo: çfarë ndodhi në Napoli–Inter

Conte reagoi me një “Qesh ky ka*i ). Arbitri Mariani vendosi të ndëshkonte vetëm trajnerin e Napolit, pa e ndëshkuar argjentinasin Lautaro. Sa i përket asaj që ndodhi, trajneri leçez u shpreh kështu për DAZN, duke përmendur eksperiencën e tij te Inter dhe raportin me kapitenin aktual zikaltër: “Ajo që dua të kujtoj është se unë e bëra Inter të fitonte kampionatin pas dhjetë vitesh, duke ndërprerë nëntë titujt radhazi të Juventus, dhe ju e dini mirë se çfarë përfaqëson Juventus për mua. Lautaro është një lojtar i madh, por nga pikëpamja njerëzore e njoh pak. Dy vjet janë pak për të njohur mirë një lojtar.”

Raporti mes Conte e Lautaro: zënka dhe “ringu i paqes”

Tensionet mes Antonio Conte dhe Lautaro Martinez e kanë origjinën nga dy vitet që kaluan bashkë te Inter. Raporti, tashmë i brishtë, u bë i dukshëm gjatë ndeshjes kundër Romës në vitin 2021, kur për shkak të pandemisë stadiumet ishin bosh dhe çdo fjalë dëgjohej qartë.

Në atë ndeshje, Conte e zëvendësoi argjentinasin, i cili reagoi duke goditur një shishe dhe duke u përplasur verbalisht me trajnerin, që e qortoi publikisht. Përplasja u shua vetëm pas ndërhyrjes së Orialit.

Conte dhe Lautaro “pajtohen” në ring

“Goditjet në fytyrë duhet t’ia japësh vetes, Lautaro, e kuptove? Goditjet t’ia japësh vetes, kuptove? Fenomen, fenomen i ka*rit…” – i tha Conte, ndërsa sulmuesi argjentinas u përgjigj: “Eja brenda, e shohim pastaj brenda…”.

Menjëherë ndërhyri Oriali, duke i thënë: “Jo, çfarë brenda! Nuk jemi në O.K. Corral këtu, brenda asgjë, duhet të rrish urtë, mbylle gojën.” Por me pak sukses, pasi Lautaro vazhdoi: “Jo, do shihemi brenda, s’ka pse të më bezdisë… gjithmonë kështu, edhe në Bergamo!”

Gjithçka u mbyll me një video “paqësimi”, ku të dy simulonin një duel boksi në një ring në Pinetina. Megjithatë, duket se edhe pas atij momenti, plagët mes tyre nuk ishin shëruar vërtet.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI