Flash

Kush vendosi për penalltinë e fituar nga Di Lorenzo: çfarë ndodhi në Napoli–Inter

Lapsi.al 26 October 2025
Kush vendosi për penalltinë e fituar nga Di Lorenzo: çfarë

Napoli–Inter la pas vetes disa polemika për disa episode që ndodhën gjatë 90 minutave të luajtura në stadiumin “Maradona”. Ishte një mbrëmje për t’u harruar për arbitrin Mariani, i cili akordoi një penallti shumë të diskutueshme në favor të kampionëve në fuqi, pas pengimit të Di Lorenzo nga Mkhitaryan me sinjalizimin e asistentit Bindoni, dhe një të dytë, shumë të qartë, vetëm pas ndërhyrjes së sistemit OFR. Në përgjithësi, drejtimi i ndeshjes ishte negativ, pasi gjyqtari tregoi pak autoritet në menaxhimin e përplasjes pranë vijës anësore dhe mungoi në momentet vendimtare.

Episodi që ndezi polemikat

Ngjarja më e diskutuar ndodhi në minutën e 29’ të pjesës së parë: kontakt në zonë mes Di Lorenzo dhe Mkhitaryan, me arbitrin Mariani që fërshëlleu për penallti vetëm pas disa sekondash loje – tetë, për saktësi – kur topi ishte kthyer tashmë pothuajse në mesfushë.

Vendimi shkaktoi protesta të ashpra nga Barella dhe Lautaro Martínez, të bindur se sinjalizimi kishte ardhur nga asistenti. Dhe në fakt, kjo përshtypje do të rezultonte e saktë. Pas më shumë se katër minutash kontroll në VAR, penalltia u konfirmua dhe u shndërrua në gol nga De Bruyne në minutën e 33’.

Një penallti “e lehtë” që ngre shumë dyshime

Nga pamjet, kontakti mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzo duket i lehtë, ndërsa pak çaste më parë Acerbi, me një ndërhyrje rrëshqitëse, kishte prekur qartë topin. Sinjalizimi që mbërriti disa sekonda më vonë shkaktoi shumë polemika, aq sa ndërhyri edhe presidenti zikaltër, Giuseppe Marotta, duke kërkuar “qartësi” për këto episode.

Pse u akordua penalltia pas 8 sekondash

Rreth kësaj penalltie për Napolin mbeten shumë pikëpyetje: kontakti mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzo kujton atë, po aq të diskutueshëm, të akorduar një vit më parë në Inter–Napoli pas përplasjes Anguissa–Dumfries. Edhe atëherë, arbitri ishte po Mariani.

Lexo më tej: Conte i “tërbuar” me Inter: “Unë nuk do kisha lejuar kurrë që të fliste Marotta”

Në aksion, Di Lorenzo zgjeron këmbën e majtë dhe preket lehtë nga mesfushori armen, ndërsa Acerbi ndërhyn përpara duke prekur topin pa bërë faull. Një penallti “e lehtë”, nga ato që zakonisht nuk e bindin drejtuesin e arbitrave Rocchi, por meqë ekziston një kontakt minimal, VAR-i nuk mund të ndërhyjë – njësoj siç ndodhi dymbëdhjetë muaj më parë.

Një situatë e paqartë dhe kontradiktore

Konfuzioni më i madh qëndron në faktin se arbitri në fillim nuk kishte marrë asnjë vendim, dhe e dha penalltinë vetëm pas sinjalit të asistentit Bindoni. Mariani nuk shkoi ta shihte aksionin në VAR – dhe këtu ndodh një tjetër “shkëputje”, sepse është një nga ato raste kur është thënë se intensiteti i kontaktit nuk mund të vlerësohet në monitor, ndaj lihet në fuqi vendimi i fushës.

Pas katër minutash kontroll në VAR, pa që gjyqtari të shkonte te ekrani, u akordua penalltia për Napolin. Një situatë, të paktën, shumë e paqartë dhe kontradiktore.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI