Flash

Gati për luftë? Luftanija amerikane mbërrin në brigjet e Venezuelës

Lapsi.al 26 October 2025
Gati për luftë? Luftanija amerikane mbërrin në brigjet e

Një luftanije raketore amerikane ka mbërritur në Trinidad dhe Tobago, arkipelagun e vogël që ndodhet rreth 10 kilometra larg brigjeve të Venezuelës. Gazetarët në vendngjarje konfirmuan mbërritjen e saj.

Anija ishte e dukshme këtë mëngjes pranë brigjeve të kryeqytetit, Port of Spain. Mbërritja e USS Gravely, së bashku me një njësi të Marinës, ndodhet aty zyrtarisht për stërvitje me ushtrinë e Trinidadit, por kjo lëvizje vjen mes tensioneve në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës.

Karakasi akuzon Uashingtonin e angazhuar në një fushatë ushtarake kundër narkotikëve se po "përgatitet për luftë".

USS Gravely është një shkatërrues me raketa të telekomanduara që ka ndërmarrë disa misione jashtë vendit. Më i fundit ishte kundër sulmeve të rebelëve Huthi në Detin e Kuq. Ditët e fundit edhe aeroplanmbajtësja amerikane “Gerald Ford” është nisur gjithashtu për në Amerikën Latine.

Tensionet midis Uashingtonit dhe Karakasit janë rritur pasi Trump njoftoi me triumf disa raste të fundosjes në ujërat ndërkombëtare të anijeve që lundronin nga Venezuela, të cilat sipas autoriteteve amerikane transportonin drogë dhe u përkisnin karteleve të drogës. Sipas SHBA këto janë të barabarta me "terroristët".

Qeveria e Maduros i denoncoi këto veprime si arbitrare dhe duke pretenduar se nuk kishte prova që anijet transportonin drogë. Gjatë samitit në Malajzi, presidenti brazilian Ignacio Lula thuhet se ofroi të ndërmjetësonte krizën midis SHBA-së dhe Venezuelës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI