Flash

DW: Partitë opozitare s’pranojnë koalicion me Albin Kurtin

Lapsi.al 26 October 2025
DW: Partitë opozitare s’pranojnë koalicion me Albin Kurtin

Albin Kurti paraqet sot para deputetëve përbërjen e kabinetit qeveritar. Kurti nuk ka njoftuar nëse ka siguruar shumicën e nevojshme. Partitë e deritashme opozitare nuk pranojnë koalicion me Kurtin.

Tetë muaj pas zgjedhjeve i mandatuari për krijimin e qeverisë së re të Kosovës, Albin Kurti, do të provojë sot (26.10.) të arrijë në një seancë parlamentare një shumicë për të krijuar qeverinë e re. Megjithë insistimin e gazetarëve kryeministri në detyrë nuk pranoi të thotë, nëse ka arritur marrëveshje për koalicion me ndonjë nga subjektet politike parlamentare.

Mundësitë për koalicion

Lëvizja Vetëvendosje, e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, arriti të fitojë në zgjedhjet e fundit parlamentare vetëm 48 deputetë, por atij i duhen edhe të paktën 11 vota për të bërë një shumicë të thjeshtë prej 61 votash, nga 120 vende sa i ka parlamenti i Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me subjektin e dytë për nga fuqia e votës, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) që ka 24 deputë, ndërsa e ka lënë të hapur mundësinë për bashkëpunim me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) që ka 20 deputë dhe me Nismën Socialdemokrate, e cila ka vetëm tre deputetë.

Tri partitë më të mëdha parlamentare, të cilat deri tani ishin në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë deklaruar tashmë disa herë se nuk hyjnë në koalicion me Vetëvendosjen e Kurtit. Ky i fundit nuk pranon të bëjë koalicion me Listën Serbe, që ka nëntë deputetë, ndërsa të siguruara ka votat e disa deputetëve të pakicave joserbe, të cilët po ashtu kanë vetëm 10 vende në parlament.

Krizë e re institucionale?

Nëse të dielën nuk arrihet të krijohet qeveria e re e Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja, Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale.

Në fillim të kësaj jave, gjatë një vizite në Londër, Albin Kurti la të kuptohej se mund të mos jetë në gjendje ta formojë qeverinë e re dhe tha se “zgjidhje alternative është edhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja parlamentare”.

Mundësia e një mandatari tjetër

Megjithatë Kushtetuta e Kosovës përcakton që, nëse përbërja e propozuar e qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidentja e Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për të krijuar qeverinë brenda dhjetë ditësh. Presidentja Vjosa Osmani këtë e tha edhe në njëintervistë për DW.

“Në qoftë se s’ka marrëveshje, atëherë, si presidente e vendit, do t’i ftoj të gjitha partitë politike për të parë, nëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, sepse mendoj që është përsëri herët të flasim për zgjedhjet e jashtëzakonshme, por ajo është një alternativë në qoftë se nuk krijohet shumica”, tha Presidentja Osmani.

I mandatuari i dytë për kryeministër, kushdo që të jetë, sërish do t’i kishte 15 ditë për t’i propozuar Kuvendit përbërjen e qeverisë. E nëse as herën e dytë i mandatuari nuk arrin të sigurojë shumicë parlamentare, atëherë presidentja e Kosovës është e detyruar të shpallë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

Krizë institucionale disamujorëshe

Që nga data 9 shkurt e këtij viti, kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare, Kosova hyri në krizë institucionale duke mos arritur që për muaj të tërë të konstituojë Kuvendin e Kosovës dhe as të krijojë qeverinë.

Kuvendi u konstituua javë më parë, pa nënkryetarin e Listës Serbe — parti kjo që e konteston zgjedhjen nënkryetar të një deputeti të vetëm serb jashtë kësaj partie, Nenad Rashiq. Lënda kundërshtuese e Listës Serbe tashmë është dërguarnë Gjykatën Kushtetuese, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se është duke e shqyrtuar lëndën e Srpska-s./DW

Të këshilluara

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

Një nga objektivat madhorë të shpallur nga Kryeministri për mandatin e katërt qeverisës është zhvendosja drejt një ekonomie cashless (pa para fizike) brenda vit...

08:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI