Flash

“Shtatë ndeshje pa fitore”, Tudor debat me gazetaren pas ndeshjes: “Statistikë… eh”

Lapsi.al 23 October 2025
“Shtatë ndeshje pa fitore”, Tudor debat me gazetaren pas
Igor Tudor del në transmetim të drejtpërdrejtë në Prime Video dhe ajo që dëgjon i shkakton një ndjesi bezdie. “Shtatë ndeshje pa fitore. Është seria më e gjatë që nga sezoni 2008–2009”, thotë moderatorja, Giulia Mizzoni. Trajneri i Juves ngre supet, rregullon xhaketën sepse sapo i kanë vendosur mikrofonin dhe mërmërit diçka. “Statistikë… eh”, i shpëton sikur të donte ta zbusë paraprakisht atë vërejtje që nuk i ka pëlqyer dhe që e djeg paksa, në dritën e paraqitjes kundër Real Madrid. Bardhezinjtë u mundën, por do të kishin merituar të paktën barazimin. Gazetarja ia kthen në mënyrën e saj dhe e mbyll çështjen: “Po, e përmenda këtë statistikë për nder të numrave, por më intereson më shumë të nderoj paraqitjen.”

Pendimi që Tudor mori me vete nga Madridi

Pati një moment kur Juventus vërtet besoi. I mungoi shumë pak, vërtet. Preku golin në të paktën dy-tre raste të pastra. Pësoi një gol pas një veprimi magjik të Vinicius, i cili në zonë “vallëzoi” mes katër mbrojtësve derisa gjeti hapësirën e duhur për të goditur. Topi goditi shtyllën, dhe pastaj Bellingham e futi në rrjetë. “Mëkat – shtoi Tudor – sepse do të kishim merituar barazimin. Pendimi më i madh që më mbetet pas kësaj mbrëmjeje është që mund të kishim marrë një pikë. Kundër atyre ‘përbindëshave’ që ata kanë në skuadër, e meritonim të paktën një gol. Më vjen keq për djemtë që patën një qasje shumë të mirë”.

Fanella e Juventus “peshon” mbi supe

Inkurajuese. E tillë ishte paraqitja e Juves në “Bernabeu”. Tudor e di mirë që në Torino kjo nuk mjafton. “Fanella e Juves peshon, ne duhet të rritemi nga pikëpamja e personalitetit. Të gjithë duhet të jenë liderë. Kemi një skuadër të re dhe ndjehet mungesa e peshës së kampionëve në dhomën e zhveshjes.”

Çfarë nuk i pëlqeu nga ndeshja në “Bernabeu”

Trajneri nuk bën lojëra fjalësh dhe shkon drejt e në thelb të çështjes. Është një koncept që e ka përsëritur edhe në raste të tjera dhe e nënvizon pas rezultatit në “Bernabeu”. Në fakt, Juve ishte shumë afër për të marrë një barazim. “Kjo skuadër ka pikat e saj të forta dhe të dobëta – përfundoi Tudor – por është në rrugën e duhur. Çfarë nuk më pëlqeu? Le të themi që na mungon pak nga gjithçka, djemtë dhanë shumë dëshirë, por duhej edhe pak kthjelltësi në disa momente. Jam besimplotë, por edhe pak i zemëruar, sepse barazimi do të kishte qenë i drejtë.”

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI