Flash

Rama bën zv.ministre Arsimi një violiniste që firmosi shembjen e Teatrit Kombëtar

Lapsi.al 23 October 2025
Rama bën zv.ministre Arsimi një violiniste që firmosi shembjen e

Shërbëtorët e bindur e të nënshtruar të Edi Ramës gjithmonë shpërblehen. Kushdo që i ka vënë fytyrën apo firmën punëve të pista të shefit të Rilindjes, ka marrë diçka prej pushtetit të tij. Kjo është një trajektore që ne kemi parë prej kohës kur ai ishte në bashki dhe deri më sot kur drejton Shqipërinë prej 13 vitesh.

Siç mëson Lapsi.al, në mbledhjen e sotme të qeverisë, Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Një violiniste me profesion që do të bëjë e implementojë politika në fushën e arsimit.

Diçka që bën pak sens, por oborri i pushtetit të Ramës ka parë plot çudi të tilla. Është gati normalitet katapultimi i njerëzve në këtë formë. Por arsye thelbësore e emërimit të saj në postin e zëvendësministres, me siguri është kontributi që Herida Duro ka dhënë në shembjen e Tetarit Kombëtar.

Asokohe ajo ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Kulturës dhe pjesë e grupit të punës që bënë vlerësimin e Teatrit Kombëtar, nëse duhej shembur apo jo. (Shiko shkresen me poshte) 

Sigurisht që miratuan shembjen bashkë me të tjerë që u shpërblyen më pas me pozita të tjera. Mes tyre edhe Sofjan Jaupaj, i cili u emërua Ministër Mjedisi, Ledio Lako që u emërua drjetor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit e me radhë.

Pasi Mirela Kumbaro mori drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, violinistja Herida Duro u emërua drejtoreshë e Turizmit, post që e mbante deri më sot kur me vendim qeverie u bë zëvendësministre e Arsimit.

Duket se i vetmi i humbur nga shembja e Tetarit Kombëtar është pikërisht Erion Veliaj, i cili pavarësisht zellit për t’i shërbyer Ramës dhe pabesisë me të cilën e shembi teatrin natën, tani është prapa hekurave e nuk dihet për sa kohë akoma.

Natyrisht nuk është në burg për teatrin, por nëse nuk vijon t’i bindet Ramës edhe në qeli ku është aktualisht, shefi i Rilindjes e ka gati në SPAK dosjen ndaj Veliajt edhe për këtë punë tjetër të pistë që ai bëri kur ishte kryetar bashkie. ©LAPSI.al

Të këshilluara

KLGJ cakton në detyrë 42 gjyqtarët e rinj

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar sot në detyrë 42 gjyqtarët e rinj, të cilët janë shpërndarë në 11 në Gjykata. KLGJ i ka shpërndarë gjyqtarët e rinj në gjyk...

17:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI