Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

1 vit pas zgjerimit të listës, bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme

Lapsi.al 23 October 2025
1 vit pas zgjerimit të listës, bie numri i përfituesve të

Rreth gati 1 vit pas hyrjes në fuqi të zgjerimit të listës së barnave të rimbursueshme me rreth 50 medikamente të reja, rezulton se për janar -gusht numri i përfituesve është pakësuar.

Sipas të dhënave të raportit “Për monitorimin e treguesve të Ministrisë së Shëndetësisë” për muajt janar-gusht 2025 nga lista e barnave të rimbursueshme kanë përfituar 358,178 pacientë kundrejt 400,000 të parashikuar, me një kosto prej 6,226 lekë/pacientë. Krahasuar me numrin e përfituesve të barnave të rimbursueshme për janar-gusht 2024 numri i tyre ka pësuar rënie me rreth 3,320 pacientë apo rreth 1% më pak.

Për rimbursimin e barnave të listës gjatë muajve janar-gusht 2025 është shpenzuar (paguar) rreth 7,9 mld lekë , ose rreth 64% e planit vjetor prej 12,6 mld lekë. Teksa për për rimbursimin e barnave të listës për 8 mujorin 2024 u shpenzuan gati 8,2 mld lekë nga 12,2 mld lekë të planifikuara, ose 68% e planit vjetor.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar gjatë gushtit 2024, duke shtuar 50 barna të reja dhe 1,345 alternativa mjekimi në total, nga 1,191 që ishin më parë.

Te medikamentet e reja të shtuara, përfshihen 38 janë principe aktive të reja dhe 18 forme doza të reja. Të gjitha barnat e reja të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursueshme, janë barna të cilat mbështesin akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike, sëmundje kardiovaskulare, diabetin, sëmundje të veshkave, astmën bronkiale, sëmundje pulmonare, etj.

Gjatë periudhës 8 mujore 2025 kanë përfituar fisha diabeti 56,066 pacientë, ose 3,829 pacientë më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Për rimbursimin e pajisjeve mjekësore (fishave të diabetit) janë shpenzuar(paguar) 105,2 mln lekë nga 250 mln lekë të planit vjetor, ose 70% e planit vjetor.

Sakaq në muajin korrik të 2024-s hyri në fuqi VKM n.492, datë 24.07.2024 për shtimin e kategorive përfituese të fishave për matjen e normave të diabetit, si invalidëve të punës dhe personave me aftësi të kufizuara të grupmoshës nga 25 deri 65 vjeç.

Përveç personave me Diabet Mellitus të grupmoshës 0-25 vjeç dhe ≥ 65 vjeç, shtimi i kategorive përfituese në 2024 solli rritje të shpenzimeve për rimbursimin e fishave të diabetit. Për rimbursimin e fishave të diabetit janë paguar 147,2 milionë lekë kundrejt 110,5 milionë lekëve të shpenzuara në 2023. Në 2024 shpenzimet për fishat e të sëmurëve kronikë me diabet janë rritur 33% në raport me vitin paraardhës. Gjatë vitit 2024 kanë përfituar nga fishat e diabetit 57,511 pacientë apo rreth 4% më shumë nga viti 2023./MONITOR

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09