Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Rriten të sëmurët në Shqipëri, sidomos ata nga zemra dhe me probleme psikiatrike

Lapsi.al 22 October 2025
Rriten të sëmurët në Shqipëri, sidomos ata nga zemra

Sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia.

Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.

Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.

“Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.

Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.

Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.

Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.

Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.

“Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.

Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%

Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%./Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09