Flash

“Ekspresi është fikur” sherri për kafen u mori jetën dy të rinjve në Manëz

Lapsi.al 22 October 2025
“Ekspresi është fikur” sherri për kafen u mori

Në një vend si Shqipëria, ku gjakrat nxehen më shpejt se ekspresi i natës, ngulmimi për një filxhan kafeje mund të të kushtojë edhe jetën. Sado banale të duket historia e disa të rinjve nga Manza, kaq është dashur që dy prej tyre të vriten me njëri-tjetrin pak pas mesnate, rreth orës 01:45 të së mërkurës, pranë një karburanti.

Sipas dëshmive të kamarierit të lokalit, gjithçka nisi me kërkesën e ngutshme për një kafe nga 21-vjeçari Daniel Pepa. Ai kishte hyrë në lokal bashkë me mikun e tij, Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe i ishte drejtuar kamarierit me porosinë ultimative: “Më bëj një kafe”. Vetëm se orari i natës ishte krejt i papërshtatshëm.

Përgjigjia e kamarierit se ekspresi ishte fikur dhe pastruar dhe kërkonte kohë për t’u nxehur, e kishte acaruar klientin e orës së vonë. Dhe në vend që ta ndërronte porosinë me një pije tjetër, kishte lëshuar ofendime dhe kërcënime ndaj kamarierit. Danieli, sipas dëshmisë së kamarierit, nisi ta fyente me fjalë të rënda.

Në atë moment, në tavolinën ngjitur ndodhej Flori Paluçi, 33 vjeç, banor i zonës dhe klient i njohur i lokalit. Ai ndërhyri për ta mbrojtur kamarierin me fjalët: “Mos e fyej, se ai po bën punën e vet" dhe kaq mjaftoi që debati verbal të shndërrohej në konflikt fizik.

[caption id="attachment_1037872" align="alignnone" width="900"]Lokali ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Manëz Lokali ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Manëz[/caption]

Të tre dolën jashtë lokalit, dhe nën dritën e zbehtë të karburantit, mllefi për mungesën e kafes u shndërrua në një përplasje me armë.

“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Me të ishte edhe një shok i tij, Aranit Kurti. I thashë që nuk mund t’ia bëja kafenë sepse ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, pasi pas asaj ore nuk shërbejmë më. Kur i thashë se nuk mund t’ia bëja kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi që t’ia përgatisja. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi, një klient i rregullt i lokalit. Flori i tha Danielit të mos më fyente. Më pas, Flori dhe Danieli debatuan mes tyre. Dolën jashtë te dera, dhe gjatë sherrit ndodhi tragjedia ku u vra Aranit Kurti, shoku i Danielit, dhe Flori Paluçi” ka thënë kamarieri në dëshminë e tij në polici.

Sipas dinamikës paraprake të hetimit, i pari që qëlloi ishte Flori Paluçi që vrau Aranit Kurtin. Por menjëherë më pas, Daniel Pepa nxori armën dhe qëlloi mbi Paluçin, duke e lënë të vdekur në vend. Autori 21-vjeçar u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim. Policia rrethoi vendin e ngjarjes menjëherë pasi u lajmërua për të shpallur në kërkim Daniel Pepën.

Më pas njoftoi se Flori Paluçi ishte person me precedentë penalë në Itali, ndërsa për Daniel Pepën nuk ka informacion. Banorët e zonës e kanë pasur të vështirë të përtypin absurdin e asaj që ndodhi.

Gjithsesi, kur dita e mërkurë nisi të zbardhë, në hyrjen e lokalit dy trupa të pajetë dergjeshin mbi asfaltin e lagësht të Manzës, aty ku një filxhan kafe mund të përcaktojë vijën e hollë mes jetës dhe vdekjes./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI