Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Afera e aeroportit të Vlorës/ Berisha: Paratë e taksapaguesve krim i shëmtuar

Lapsi.al 22 October 2025
Afera e aeroportit të Vlorës/ Berisha: Paratë e taksapaguesve

Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për medait ka folur per aeroportit të Vlorës. Kryedemokrati theksoi se të mbushur valixhet me paratë e taksapaguesve është një krim i shëmtuar. Ndër të tjera, Lideri i opozitës paralajmëron se taksapaguesit do të paguajnë miliona edhe nëse asnjë avion nuk ulet dhe kërkon transparencë e përgjegjësi.

“Unë dua të informoj qytetarët se aeroporti i Vlorës ka një histori recente të tillë. Në vitin 2017 hapet një tender, në të cilin paraqiten 4 kompani të mëdha turke për ndërtimin e aeroportit. Kompanitë turke, duke pasur parasysh se në aeroport do të kishte më shumë zogj se pasagjerë, kërkuan një garanci me 120 milionë euro, ndërkohë që aeroporti ishte përllogaritur të ndërtohej me 105 milionë. Dua të deklaroj këtu se dy ministra refuzuan firmën e kësaj kontrate. E refuzoi Arben Ahmetaj, e refuzoi Damian Gjiknuri. Dhe e refuzuan pikërisht për shkakun se kompania kërkonte 120 milionë euro pagesa nga qeveria, edhe sikur asnjë avion të mos fluturonte në këtë aeroport pas përfundimit të tij.

Një çmenduri. Aeroporti është me rrezik të lartë dhe kështu është aeroporti. Të ngrihesh mbi UFO-n për të mbushur valixhet me paratë e taksapaguesve është krim i shëmtuar. Të dalësh dhe të kapardisesh si Lubia, që nuk më lejohet t’i vë epitete, se po ndërtojmë në Vlorë aeroportin më të madh në Ballkan, duke dëshmuar injorancë dhe babëzi. Çfarë imagjinate është që të mund të ndërtosh në Vlorë, në një rreth që ka gjithsej banorë aktualë asnjë më shumë se 170 mijë?

Të thuash që po ndërtoj aeroportin më të madh të Ballkanit, për të mbuluar vjedhjen e tmerrshme që ke planifikuar të bësh. Po pse? Sepse logjika ekonomike dhe e gjithanshme imponon: një, ndërtimin me faza. Faza e parë, 20-30 milionë, siç është vepruar me aeroportin e Tiranës, i cili mund të jetë sot në fazën e tretë ose të katërt të ndërtimit. Rritet vëllimi, zgjatet pista, zgjerohet fusha, etj. Por që në fillim, duhej që aeroporti të ishte më i madhi në Ballkan. Një krim ndaj shqiptarëve ky, njëlloj si në Kukës. Shkoni në Kukës, e shndërruan në park fotovoltaik aeroportin.

Por jo, do ta bëjmë më të madhin që vjedhja të jetë maksimale. Dhe çfarë bëri? Atë që Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj nuk e firmosën, Lubia e firmosi me 140 milionë euro. Dhe a mund ta kuptoni ju që aeroporti që ndërtohet me 105 apo me 110 brenda 10 viteve u merr taksapaguesve shqiptarë edhe sikur asnjë avion të ulet në pistën e tij, në total 135-140 milionë euro. A ka njeri që mund të gjobisë, përveç hajdutëve që nuk kanë asnjë lloj morali dhe që janë të aftë të bëjnë çdo gjë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09