Flash

Qelia VIP me TV ku po mbahet Nicolas Sarkozy/ Me vete mori “Konti i Monte Kristos”

Lapsi.al 21 October 2025
Qelia VIP me TV ku po mbahet Nicolas Sarkozy/ Me vete mori “Konti i Monte

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy po mbahet në një qeli prej 9 metrash katrorë në të ashtuquajturin krah VIP të burgut La Santé në Paris, ku filloi të vuajë një dënim 5-vjeçar për financim të paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2007 nga regjimi i Gadafit.

Qelia e tij ka një shtrat, tavolinë, një dush të vogël, tualet, dritare dhe televizor, për të cilat ai paguan 14 euro në muaj. Ka edhe një sobë elektrike, ndërsa Sarkozy ka qasje në një palestër dhe një bibliotekë.

Brenda qelisë prej 9 metrash katrorë ku mbahet Sarkozi, ai ka një tavolinë dhe një televizor, ndërsa e ka dekoruar me fotografi - Simbolika e librave që mori me vete

Ai ka vendosur 10 fotografi personale në mure, duke e formësuar hapësirën aq sa i lejohet. Pjesa ku ai mbahet konsiderohet "e privilegjuar" dhe ka pritur të burgosur famëkeqë në të kaluarën, siç është Karlos Çakalli.

Çfarë simbolizojnë librat që ai mori me vete?

Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, ish-presidenti mori me vete tre vëllime - numri maksimal i lejuar për të burgosurit . Midis tyre janë dy vëllime të "Kontit të Monte Kristos" të Alexandre Dumas dhe "Biografia e Jezusit" të Jean-Christian Petitfil.

Brenda qelisë prej 9 metrash katrorë ku mbahet Sarkozi, ai ka një tavolinë dhe një televizor, ndërsa e ka dekoruar me fotografi - Simbolika e librave që mori me vete

Zgjedhja e Monte Kristos nuk është e rastësishme: heroi i Dumas, Edmond Dantès u burgos padrejtësisht dhe komplotoi hakmarrjen e tij - një vepër simbolike për ata që besojnë se janë dënuar padrejtësisht. Sarkozy, i cili këmbëngul në pafajësinë e tij, duket se njeh një paralele të dukshme në libër.

Brenda qelisë prej 9 metrash katrorë ku mbahet Sarkozi, ai ka një tavolinë dhe një televizor, ndërsa e ka dekoruar me fotografi - Simbolika e librave që mori me vete

Nga ana tjetër, "Biografia e Jezusit" e Petifil është një qasje historike ndaj jetës së Krishtit, larg interpretimeve fetare - një zgjedhje që, sipas komentuesve, "balancon" gjendjen simbolike të hakmarrjes së Dumasit me konceptin e shpengimit.

Ish-presidenti i parë që burgoset që nga Lufta e Dytë Botërore

Sarkozi, 70 vjeç, është ish-udhëheqësi i parë francez që burgoset që nga Marshall Philippe Pétain, i cili bashkëpunoi me nazistët. "Një njeri i pafajshëm po çohet në burg", tha ai para se të dorëzohej.

Brenda qelisë prej 9 metrash katrorë ku mbahet Sarkozi, ai ka një tavolinë dhe një televizor, ndërsa e ka dekoruar me fotografi - Simbolika e librave që mori me vete

Sarkozi ka paraqitur tashmë një kërkesë për lirim, por gjyqtarëve mund t'u duhen deri në dy muaj për ta shqyrtuar atë. Ndërkohë, ai pritet ta kalojë kohën duke shkruar një libër të ri, ka thënë ai.

Burgu La Santé, i cili ka qenë në funksion që nga shekulli i 19-të, konsiderohet si një nga burgjet më rigoroze të Francës dhe strehon të burgosur të profilit të lartë në kushte maksimale sigurie. /Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI