Flash

Për herë të parë në histori, Japonia zgjedh një grua si kryeministre

Lapsi.al 21 October 2025
Për herë të parë në histori, Japonia zgjedh një

Në një moment historik për Japoninë patriarkale, Sanae Takaichi është zgjedhur sot si kryeministrja e parë femër e vendit, pasi parlamenti japonez votoi për udhëheqësin e ri.

Takaichi, një konservatore e vendosur, vjen në krye të qeverisë në një periudhë të trazuar, me sfida ekonomike në rritje dhe një klimë politike të përçarë e të bllokuar.

Zgjedhja e saj vjen vetëm pak ditë përpara vizitës së planifikuar të Presidentit amerikan Donald Trump në Japoni, duke shtuar rëndësinë e momentit si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Takaichi njihet për qëndrimet e saj të thella konservatore që kanë alarmuar pjesëtarët e  partisë së saj. Ajo mbështet ndryshimin e kushtetutës paqësore të Japonisë dhe është një vizitore e rregullt e një faltoreje të diskutueshme që përfshin emrat e të dënuarve për krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu, ajo është kundër martesave të së njëjtës gjini dhe kundërshton nismën për t’u lejuar çifteve të martuara përdorimin e mbiemrave të ndryshëm,  një çështje që po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje publike në Japoni.

Pikëpamjet e saj të ashpra ndaj Kinës mund të përkeqësojnë marrëdhëniet rajonale, ndërsa brenda vendit ajo përballet me skepticizëm lidhur me propozimet e saj ekonomike për rritje të shpenzimeve dhe ulje të taksave, në një kohë kur inflacioni dhe kostoja e jetesës kanë arritur nivele rekord.

Në fillim të tetorit, Takaichi u zgjodh udhëheqëse e Partisë Liberal Demokratike (LDP),  një parti tradicionalisht konservatore, pavarësisht emrit të saj. Ajo mundi kundërshtarët, duke sinjalizuar një zhvendosje të partisë më në të djathtë, pas humbjeve të rënda në dy zgjedhjet e fundit parlamentare.

Megjithatë, rruga e saj drejt postit të kryeministres nuk ishte e thjeshtë. Pas skandalit të fondeve të fshehta që rrëzoi nga pushteti ish-kryeministrin Shigeru Ishiba, LDP humbi shumicën parlamentare si dhe aleatin e saj 26-vjeçar, partinë Komeito.

Për të siguruar një shumicë të re, LDP formoi një koalicion me partinë opozitare Nippon Ishin (Partia për Inovacionin e Japonisë), e cila ndan disa nga vlerat konservatore të Takaichi, si kufizimet më të rrepta për emigracionin. Si pjesë e marrëveshjes, u ra dakord edhe për një ulje me 10% të numrit të deputetëve.

Tani, me 120 milionë qytetarë për t’u përgjigjur, Takaichi përballet me sfida të mëdha. Rritja e çmimeve të produkteve bazë siç është orizi, që ka gati dyfishuar çmimin nga viti i kaluar, do të jetë një nga çështjet më urgjente. Po ashtu, Japonia përballet me një normë të ulët lindshmërie, fuqi punëtore në rënie dhe një popullatë në plakje të vazhdueshme.

Shtimi i pakënaqësisë ndaj emigracionit masiv, tronditjet ekonomike të shkaktuara nga tarifat e papritura të administratës Trump dhe humbja e besimit të publikut ndaj LDP-së janë vetëm disa nga plagët që Takaichi do të duhet të shërojë.

Me Japoninë që ka pasur katër kryeministra në pesë vitet e fundit, Takaichi, që disa e quajnë “Zonja e Hekurt” e Japonisë,  do të duhet të sjellë rezultate të shpejta nëse dëshiron të qëndrojë në pushtet më gjatë se paraardhësit e saj.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI