Flash

FOTO&VIDEO/ Tom Doshi paraqitet në zyrat e SPAK

Lapsi.al 21 October 2025
FOTO&VIDEO/ Tom Doshi paraqitet në zyrat e SPAK

Mesditën e sotme Tom Doshi, një ndër politikanet dhe biznesmenët më të përfolur në vend është paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet arsyeja e kësaj paraqitjeje, por Tom Doshi është përfolur gjatë që pas shpalljes non grata nga SHBA, një akt pas të cilit ai ruajti distancë publike me Ramën dhe Partinë Socialiste.

Në zgjedhjet e fundit ai fitoi 3 deputetë me PSD por disa prej kandidaturave në veri të vendit patën probleme me hetimet e SPAK për krimet zgjedhore. Tashmë që Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate dhe nuk ka nevoje për aleancën e Doshit, bazat e PSD janë lëkundur, ndërsa mbetet për t'u parë arsyeja e thirrjes së tij në SPAK.

[video width="832" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/WhatsApp-Video-2025-10-21-at-15.04.34.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI