Flash

Biden i nënshtrohet kimioterapisë, zbulohen detaje mbi shëndetin e ish-Presidentit

Lapsi.al 21 October 2025
Biden i nënshtrohet kimioterapisë, zbulohen detaje mbi shëndetin

Ish-presidenti amerikan Joe Biden përfundoi një raund radioterapie të hënën për të trajtuar kancerin agresiv të prostatës. Kështu tha zëdhënësja e tij.

Trajtimi zgjati disa javë dhe, sipas zëdhënëses, Biden ndihet “mirë”, megjithëse ekipi i tij mjekësor nuk ka thënë ende nëse ai do të ketë nevojë për rrezatim të mëtejshëm.

Më herët këtë muaj, një zëdhënës i ish-presidentit tha: “Si pjesë e planit të tij të trajtimit për kancerin e prostatës, Presidenti Biden po i nënshtrohet radioterapisë dhe terapisë hormonale”.

NBC News, duke cituar një burim të njohur me çështjen, raportoi në atë kohë se trajtimi pritej të zgjaste pesë javë. Biden, 82 vjeç, u diagnostikua me kancer në muajin maj. Një zëdhënës në atë kohë tha se sëmundja ishte “me rezultatin Gleason 9 (Grupi i Gradës 5) me metastaza kockore” dhe dukej të ishte “e ndjeshme ndaj hormoneve”, duke e bërë atë të shërueshme.

Pas diagnozës së tij fillestare në pranverë, Biden shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e madhe që mori në mediat sociale.

“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë në pjesët tona të thyera”, shkroi Biden në platformën X, duke ndarë një foto të tij, ish-zonjës së parë Jill Biden dhe maces së tyre, Willow.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI