Flash

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por do të gjejmë një zgjidhje

Lapsi.al 20 October 2025
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por do të

Gjatë një takimi me kryeministrin australian në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump tha se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës “e urrejnë njëri-tjetrin” dhe se zgjidhja e luftës në Ukrainë mbetet e vështirë, megjithëse e mundur.

“Rusia dhe Ukraina janë fronti i fundit që duhet të zgjidhim. Mendoj se do ta bëjmë, por është shumë e vështirë, sepse kemi dy udhëheqës që e urrejnë njëri-tjetrin”, tha presidenti amerikan.

Ai theksoi se tensioni midis Putinit dhe Zelensky-t është "mbi të gjitha", gjë që e bën rrugën drejt një marrëveshjeje edhe më të vështirë.

"Ky rivalitet midis tyre i bën gjërat mjaft të komplikuara", tha presidenti.

Lidhur me mundësinë e fitores së Ukrainës, Trump tha se nuk beson se do të fitojë, por vuri në dukje se " shumë gjëra mund të ndodhin në një luftë". "Nuk thashë kurrë se do të fitonin, por thashë se mund të fitonin", theksoi ai, duke shtuar se lufta është "një gjë shumë e çuditshme" dhe se ndodhin shumë gjëra të këqija.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI