Flash

Sulme të reja në Gaza pas sulmit ndaj trupave izraelite

Lapsi.al 20 October 2025
Sulme të reja në Gaza pas sulmit ndaj trupave izraelite

Armëpushimi i arritur me mundim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit islamist po lëkundet rrezikshëm. Izraeli njoftoi sulme ndaj trupave të veta në jug të Rripit të Gazës, pas kësaj aviacioni izraelit bombardoi rreth 20 objektiva në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të televizionit N12. Në Deir al-Balah në brezin qendror të Rripit bregdetar u vranë katër palestinezë dhe pesë të tjerë u plagosën, mësohet nga qarqet mjekësore.

Udhëzohen sulme të reja

Një ushtarak izraelit i nivelit të lartë më parë e pati akuzuar organizatën terroriste islamiste Hamas për shkelje të rënda të marrëveshjes së armëpushimit në luftën e Gazës. Ushtria njoftoi, se ushtarët janë sulmuar në jug të Rripit të Gazësndër të tjera me një predhë tanku. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu si reagim urdhëroi sulme të reja në brezin bregdetar.

Krahu ushtarak i Hamasit hedh poshtë çdolloj përgjegjësie për sulmet e njoftuara. "Ne theksojmë angazhimin tonë të plotë për të zbatuar të gjitha për sa përmban marrëveshja", theksohet në një njoftim të brigadave Kassam. Kjo vlen për armëpushimin në të gjitha zonat e Rripit të Gazës.

Sulmi pas "vijës së verdhë"

Sulmet, sipas të dhënave të ushtarakëve, ndodhën në një zonë të kontrolluar nga Izraeli në lindje të "vijës së verdhë". Pas kësaj vije ishte tërhequr ushtria bazuar në marrëveshjen e armëpushimit.

Pas këtyre sulmeve, Izraeli njoftoi (19.10.2025) në mbrëmje se armëpushimi sërish është në fuqi.

Hamasi ka hedhur poshtë gjithashtu akuzat e SHBA-së, sipas të cilave organizata po planifikon një sulm ndaj civilëve palestinezë në Rripin e Gazës. Këto janë "pretendime të pabaza", që përshtaten me propagandën izraelite, thuhet në një deklaratë të Hamasit.

Plane për sulme të Hamasit ndaj civilëve palestinezë?

Ministria e Jashtme e SHBA-së pati paralajmëruar për një sulm të planifikuar që "pritet të ndodhë së shpejti" ndaj civilëve palestinezë. SHBA, sikurse njofton ministria, kanë informuar fuqitë garantuese të planit të paqes për Gazën lidhur me këto "informacione të besueshme", që nënkuptojnë një shkelje të armëpushimit.

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit më 10 tetor dhe tërheqjes së trupave izraelite nga pothuajse gjysma e territorit të brezit bregdetar ka pasur njoftime për ekzekutime të civilëve palestinezë në Rripin e Gazës prej Hamasit. Po ashtu ka pasur disa herë njoftime për përplasje të dhunshme ndërmjet Hamasit dhe klaneve rivalizuese në Rripin e Gazës, që janë kundër sundimit të Hamasit. Hamasi, i klasifikuar si organizatë terroriste nga shumë shtete, refuzon të çarmatoset sikurse është parashikuar në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit./DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vendi ynë pret një ditë të qëndrueshme këtë të hënë, me mot kryesisht të kthjellët. Në zonat e ulëta, mëngjesi do të jetë i freskët me 10-12°C. Ndërsa gjatë...

07:13

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09