Flash

Shiste kokainë dhe ishte pa leje qëndrimi, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 20 October 2025
Shiste kokainë dhe ishte pa leje qëndrimi, arrestohet shqiptari

Policia italian ka arrestuar një shqiptar, i cili po trafikonte lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Mediat italiane shkruajnë se ai u kap në flagrancë, ndërkohë që po shiste kokaine në parkingun e një supermarketi.

Pas kontrollit fizik, policia italiane i gjeti 25-vjeçarit shqiptarit 7 doza kokaine në pako të vulosura dhe gati për shitje dhe një telefon celular të cilin e kishte fshehur. Policia sekuestroi sasinë e kokainës dhe telefonin në cilësin e provës materiale.

25-vjeçari shqiptar ishte pa leje qëndrimi në Itali, pa punë dhe po drejtonte një automjet të regjistruar në emër të një personi me precedent penal për krime të ngjashme. Ai është arrestuar nga autoritetet italiane, ndërsa Prokuroria vendosi dëbimin e tij drejt Shqipërisë, brenda 7 ditëve

Të këshilluara

Pogradec, plagoset me granatë 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është plagosur ditën e sotme, pasi një granatë e vjetër e cila ndodhej në tokë ka shpërthyer. Granat ka shpërthyer gjatë kohës kur 49-vjeçari po p...

18:50

A do e arrestojë Hungaria Putinin?

Putin pritet të vijë në Budapest,  të paktën kështu thuhet në ftesë. Pas një bisede të gjatë telefonike me Donald Trump të enjten, liderët e SHBA-së dhe Rusisë ...

20:02

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI