Flash

Prokuroria e Elbasanit sqaron arrestimin dhe lirimin e avokatit Ulian Bajrami

Lapsi.al 20 October 2025
Prokuroria e Elbasanit sqaron arrestimin dhe lirimin e avokatit Ulian Bajrami

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dhënë një sqarim publik lidhur me rastin e ndalimit dhe më pas lirimit të avokatit Ulian Bajrami.

Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht ishte policia e Elbasanit që i ka përcjellë Prokurorisë materialet procedurale që lidhen me ndalimin e avokatit Bajrami, i cili dyshohej për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” (neni 238/3 i Kodit Penal), “Kanosja e gjyqtarit” (neni 317) dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit” (neni 316).

Ngjarja ka ndodhur në Sallën Nr. 1 të Gjykatës së Elbasanit, gjatë seancës për vlerësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurisë ndaj 14 personave të arrestuar më 13 tetor. Sipas të dhënave të para, avokati Bajrami, në rolin e mbrojtësit të njërit prej të arrestuarve, dyshohej se kishte kanosur prokurorin e çështjes dhe punonjës të policisë gjyqësore.

Policia gjyqësore ka administruar regjistrimin audio të seancës, nga i cili janë transkriptuar komunikimet gjatë zhvillimit të saj, dhe në bazë të këtyre materialeve është kryer ndalimi i përkohshëm i avokatit.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Prokuroria ka vlerësuar se nuk ekzistonin kushtet ligjore për vijimin e ndalimit, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij. Në datën 20 tetor është regjistruar gjithsesi procedimi penal nr. 1222/2025 për tre veprat e dyshuara, me qëllim vijimin e hetimeve për sqarimin e plotë të rrethanave.

Në deklaratën e saj, Prokuroria e Elbasanit thekson se “asnjë hallkë e sistemit të drejtësisë – qoftë gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie apo avokatë – nuk mund të funksionojë duke cenuar pavarësinë apo sigurinë e tjetrës”, duke bërë apel për respekt të ndërsjellë institucional dhe profesional.

Institucioni i akuzës nënvizon gjithashtu se qëndrimet e nxituara apo të pabazuara në raportime zyrtare dëmtojnë zbatimin e ligjit, ndërsa siguron se mbetet i vendosur të garantojë mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë përballë çdo forme presioni apo kërcënimi.

Njoftimi i plotë i prokurorisë

Në kuadër të ngjarjes së bërë publike që lidhet me ndalimin e shtetasit Ulian Bajrami, me profesion

avokat, në lidhje me veprimet e kryera prej tij gjatë seancës gjyqësore të datës 17.10.2025, me

objekt vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj

disa të arrestuarëve, informojmë dhe sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

Përmes shkresës me nr. 11187 prot., datë 20.10.2025 të Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP)

Elbasan, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm

Elbasan janë përcjellë materialet procedurale që lidhen me ndalimin e shtetasit Ulian Bajrami, si i dyshuar

për kryerjen e veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i

Kodit Penal, “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi

dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.

Nga shqyrtimi i materialeve procedurale ka rezultuar se më datë 17.10.2025, është marrë

njoftim se në Sallën Nr. 1 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm

Elbasan, gjatë seancës gjyqësore për “Vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e

masave të sigurisë ndaj 14 personave të arrestuar më datë 13.10.2025”, avokati i njërit prej

personave të arrestuar, konkretisht shtetasi Ulian Bajrami, në cilësinë e mbrojtësit të personit nën hetim

Maksim Suçi, dyshohej se kishte kanosur në Sallë, prokurorin e çështjes dhe punonjësit e policisë

gjyqësore që kishin kryer veprime procedurale në lidhje me çështjen.

Pas marrjes së këtij informacioni, janë organizuar shërbimet dhe janë kryer veprimet e para

hetimore. Ndër të tjera, është administruar regjistrimi audio i seancës gjyqësore të zhvilluar më

datë 17.10.2025. Mbi bazën e transkriptimit të përmbajtjes së komunikimeve të mësipërme, të

shtrira në disa orë të zhvillimit të seancës gjyqësore, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para

procedurale, nga ana e policisë gjyqësore është proceduar me ndalimin e shtetasit U.B.

Pas administrimit të materialeve procedurale në prokurori, më datë 20.10.2025, bazuar në nenin

287/1 të K.Pr.Penale, me qëllim kryerjen e hetimeve për të grumbulluar të dhëna të plota për

përcaktimin e faktit, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit

të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar procedimi penal nr. 1222/2025, për veprat penale

“Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja e

gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”,

parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.

1

Ndërkohë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ulian Bajrami, nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur

qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi dhe për kërkimin përpara

gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal.

Për rrjedhojë, si pasojë ligjore ipso jure, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit.

Veç sa më lart, duke mos paragjykuar çështjen konkrete dhe ecurinë e hetimeve, gjejmë rastin

të ritheksojmë se profesionistët e drejtësisë, gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore

dhe avokatët janë shtyllat që mbajnë në këmbë sistemin e drejtësisë. Asnjëra prej tyre nuk

mund të funksionojë duke cenuar pavarësinë apo sigurinë e tjetrës.

Sistemi i drejtësisë kërkon bashkëpunim institucional, respekt reciprok dhe integritet profesional nga të gjitha hallkat e tij.

Qëndrimet publike të nxituara, të pabazuara në raportime zyrtare të institucioneve të përfshira,

apo në vendimmarrje konkrete procedurale, apo qëndrimet që relativizojnë ose justifikojnë

sjellje të kundërligjshme, dëmtojnë rëndë misionin e përbashkët për zbatimin e ligjit dhe

mbrojtjen e drejtësisë. Prokuroria mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të

barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të

drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI