Flash

Porositi vrasjen e Selavdi Shehajt, arrestohet në Dubai trafikanti Altin Sinomati

Lapsi.al 20 October 2025
Porositi vrasjen e Selavdi Shehajt, arrestohet në Dubai trafikanti Altin

Altin Sinomati, trafikanti shqiptar i drogës, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Selavdi Shehaj, i njohur si Passerotto, për 150 mijë euro është arrestuar në Dubai.

Vrasja e shqiptarit ndodhi të dielën e 20 shtatorit 2020, në plazhin e Torvaianicës. Porositësi i krimit sipas mediave italiane u prangos më 10 tetor, në Abu Dhabi.

Altin Sinomati, i njohur ndryshe si Aldo ose Il Lungo, dyshohet se ka urdhëruar Raul Esteban Calderon për vrasjen e Selavdi Shehaj, duke i dorëzuar atij fizikisht shumën prej 150.000 eurosh.

Raul Esteban Calderon, autori i krimit, dhe Giuseppe Molisso, bashkëpunëtori, janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinone-s.

Altin Sinomati, në një çështje tjetër penale, akuzohet se ka qenë furnizonte me kokainë organizatën kriminale që vepronte në Romë, të udhëhequr nga Giuseppe Molisso së bashku me Leandro Bennato.

Organizata u shpërbë gjatë një operacioni policor të kryer më 18 mars 2025. Gjatë operacionit, i cili u zhvillua menjëherë pas arrestimit të Raul Esteban Calderon për vrasjen e Selavdi Shehajt, Altin Sinomati i shpëtoi kapjes dhe u zhvendos në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përgjimet në SkyEcc

Altin Sinomati u zbulua falë “Sky ECC”. Në bisedat e koduara flet me Giuseppe Molisso për çmimin e kokainës, për dërgesat e humbura, duke dëshmuar për besimin mes të dyve.

Sinomati dyshohet se i ka dhënë 150 mijë euro Raul Esteban Calderon, i akuzuar si vrasës i Fabrizio Piscitellit, për të vrarë Simonen.

Më 27 korrik 2020, në shtëpinë e Leandro Bennato, argjentinasi do të kishte mësuar për objektivin dhe së bashku me Elias Mancinelli, mikun e Leandros, do të fillonte të kryente inspektime në Bora Bora.

Fabrika ku më 20 shtator, sipas Prokurorisë së Romës, Calderon dhe Enrico Bennato qëlluan Shehajn. Dy të pandehurit e tjerë, Cianfrocca dhe De Rosa, gjetën njëri armën, tjetri motorin. Dhe më pas Sinomati, i kërkuar si nxitës i supozuar i atentatit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI