Flash

Itali/ Sulmohet autobusi që transportonte tifozët e Pistoias, ndërron jetë shoferi

Lapsi.al 20 October 2025
Itali/ Sulmohet autobusi që transportonte tifozët e Pistoias,

Një tragjedi ndodhi mbrëmjen e djeshme në autostradën Rieti-Terni: një nga shoferët e autobusit që transportonte tifozët e Pistoia Basket vdiq pasi u qëllua me gurë pranë Contigliano.

Sipas raportimeve fillestare, autobusi po largohej nga qyteti për t'u kthyer në Toskanë pas ndeshjes së Serie A2 midis Rietit dhe Estra Pistoias, të fituar nga vizitorët. Pak pasi mbaroi shoqërimi i policisë, automjeti u godit nga gurë dhe objekte të tjera të hedhura nga njerëz të panjohur.

Një nga gurët goditi shoferin e dytë, Raffaele Marianella, i cili ishte në sediljen e pasagjerit, dhe ai vdiq menjëherë.Fatkeqësisht 65-vjeçari ndërroi jetë menjëherë pavarësisht ndërhyrjes së ekipit të emergjencës.

Në bord ishin tifozë të ekipit të basketbollit të Pistoias që ktheheshin nga ndeshja e ligës A2 e zhvilluar në PalaSojourner kundër Sebastiani Basket Rieti.

Gjatë ndeshjes në PalaSojourner, pati momente tensioni në tribuna, me policinë që u detyrua të ndërhynte për të ndarë tifozët.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet dhe paraprakisht raportohet se autorët ende të paidentfikuar mbanin veshur kapuçë.

Në dritën e raporteve fillestare dhe në pritje të hetimeve zyrtare gjyqësore, Klubi shprehu tronditjen për ngjarjen e rëndë.

Kryetari i bashkisë së Pistoias, Alessandro Tomasi, e dënoi sulmin dhe i shprehu ngushëllimet e tij familjes së viktimës: "Një akt kriminal, sulmi me gurë ndaj autobusit të tifozëve të Pistoia Basket pas ndeshjes kundër Rieti-t. Ne qëndrojmë me familjen e shoferit që u vra.

"Por si mund të vdesë dikush kështu, teksa kthehet në shtëpi nga një ndeshje basketbolli? Sulmi i kryer këtë mbrëmje pranë Rietit nga kriminelë që u bënë vrasës dhe që nuk mund të quhen kurrë tifozë është tronditës. Ngushëllimet tona familjes së shoferit të dytë të autobusit të tifozëve të Pistoias, i cili u qëllua për vdekje", shkroi Ministri i Sportit Andrea Abodi në X./Corriere della Sera

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vendi ynë pret një ditë të qëndrueshme këtë të hënë, me mot kryesisht të kthjellët. Në zonat e ulëta, mëngjesi do të jetë i freskët me 10-12°C. Ndërsa gjatë...

07:13

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI