Flash

"Gjadri, një katedrale në shkretëtirë"/ "La Repubblica": 1 milion euro për një person

Lapsi.al 20 October 2025
"Gjadri, një katedrale në shkretëtirë"/ "La

Nga La Repubblica/ Më 22 gusht, në qendrën për migrantët në Shqipëri kishin mbetur vetëm 9 persona. 10 ditë më parë ishin 17. Gjatë gjithë verës, numri mesatar nuk e ka kaluar kurrë 20-ën, dhe në total pak më shumë se 100 migrantë janë strehuar aty brenda një viti. Ndërkohë, sipas planit fillestar, pritej që të strehoheshin 3 mijë persona në muaj, një diferencë e madhe që ka bërë që projekti të cilësohet si një dështim i kushtueshëm.

Qendra, e inauguruar më 14 tetor 2024, është kthyer në një “katedrale në shkretëtirë”, një strukturë e madhe, por thuajse gjithmonë bosh. Nga 880 vende të planifikuara, vetëm 400 janë funksionale, ndërsa burgu i parashikuar nuk është hapur kurrë. Ndërkohë, kontingjentet e policisë dhe të agjentëve të burgjeve vazhdojnë të patrullojnë një hapësirë pa të strehuar.

Pavarësisht deklaratave të përsëritura të kryeministres italiane Giorgia Meloni se “qendrat në Shqipëri do të funksionojnë”, situata pritet të mbetet e pandryshuar të paktën deri në verën e ardhshme, kur mund të hyjë në fuqi Pakti i ri i BE-së për azilin dhe emigracionin, një zhvillim që ende nuk ka marrë konsensusin e shteteve anëtare.

Sipas dokumenteve të protokollit Itali–Shqipëri dhe planifikimit qeveritar, për funksionimin e dy qendrave (në Gjadër dhe Shëngjin) janë parashikuar 653 milionë euro për 5 vite. Kjo përfshin ndërtimin e qendrave, kontratën me operatorin "Medihospes", shpenzimet për misionet e policisë dhe kostot e larta të transportit me anije dhe avionë nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas. Kjo përkthehet në mbi 130 milionë euro në vit.

Duke marrë parasysh se deri më 25 korrik kanë kaluar vetëm 111 migrantë nëpër këto qendra, kostoja për person kap vlerën astronomike prej mbi 1 milion euro. Ky është çmimi që, sipas raportit të Altraeconomia, kanë paguar taksapaguesit italianë për një projekt që Gjykata e Drejtësisë së BE-së ka vendosur se nuk mund të përdoret për të ndaluar azilkërkuesit nga vende të sigurta.

Për më tepër, sipas të njëjtit raport, Medihospes, kompania që fitoi menaxhimin e qendrave për 133 milionë euro për dy vitet e para, nuk ka nënshkruar ende kontratën me prefekturën e Romës, edhe pse kanë kaluar 17 muaj nga përfundimi i tenderit, kur afati maksimal për finalizimin e kontratës ishte 60 ditë.

Ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, kishte shpresuar që Pakti i ri europian për azilin dhe emigracionin do të mundësonte funksionimin e plotë të qendrës në Gjadër, por kjo mundësi duket gjithnjë e më larg, pasi shtetet anëtare të BE-së vazhdojnë të mos bien dakord për linjat operative të paktit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI