Flash

Donald Trump: Armëpushimi në Gaza mbetet në fuqi!

Lapsi.al 20 October 2025
Donald Trump: Armëpushimi në Gaza mbetet në fuqi!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi mbrëmjen e djeshme për gazetarët nga Air Force One se armëpushimi në Gaza është ende në fuqi, pavarësisht sulmeve ajrore të një dite më parë, që lanë të paktën 26 të vdekur në enklavën palestineze, raporton Sky News.

Sipas ushtrisë izraelite, sulmet kishin në shënjestër objektiva të Hamasit, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të mëparshëm ku humbën jetën dy ushtarë izraelitë. Nga ana tjetër, banorët lokalë dhe autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se sulmet izraelite shkaktuan të paktën 26 viktima.

Trump la të kuptohet se udhëheqësia e Hamasit mund të mos ketë qenë e përfshirë në shkeljet që çuan në shpërthimin e dhunës.

“Mendojmë se ndoshta drejtuesit nuk janë të përfshirë,” tha Trump. “Sido që të jetë… kjo çështje do të trajtohet në mënyrë të ashpër, por të drejtë.”

I pyetur nëse sulmet izraelite ishin të justifikuara, Trump u përgjigj:

“Do të duhet të rikthehem te ju për këtë,” duke shtuar se “duhet parë se çfarë po ndodh në terren. Synimi ynë është që situata me Hamasin të jetë sa më paqësore.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI