Flash

BIRN: Raporti i AWA tregon se gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm

Lapsi.al 20 October 2025
BIRN: Raporti i AWA tregon se gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet

Një raport i prezantuar nga organizata Albanian Women in Audiovisual (AWA) nxori në pah shqetësimin se gjuha e urrejtjes me bazë gjinore dhe ajo ndaj gazetarëve është rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme.

Raporti evidentoi nivelet dhe dimensionet më problematike ku është përhapur gjuha e urrejtjes në peizazhin mediatik shqiptar. Sipas gjetjeve, gjuha e urrejtjes me bazë gjinore mbetet një çështje shqetësuese dhe me shkallë të gjerë përhapjeje, ndërsa ajo ndaj gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë është shtuar ndjeshëm krahasuar me raportet e mëparshme.

“Diskursi i urrejtjes është shpërndarë ndaj grupeve të tilla si gratë, gazetarët, kundërshtarët politikë, minoritetet, etnitë, apo edhe grupet me orientim të ndryshëm seksual,” theksohet në raport. Një risi e këtij raporti janë kategoritë e reja të identifikuara si objekt i gjuhës së urrejtjes, përkatësisht institucionet publike dhe fëmijët/minorenët.

Gjetjet e raportit mbulojnë periudhën nga janari 2024 deri në qershor 2025 dhe bazohen në raportimin e 96 incidenteve që përmbanin gjuhë urrejtjeje. “Incidentet më të shpeshta gjatë kësaj periudhe ishin ato me bazë gjinore (40.6%), ndaj gazetarëve (12.5%) dhe ndaj kundërshtarëve politikë (12.5%),” tha ekspertja e raportit, Dorentina Hysa.

Hysa i cilësoi këto gjetje si shqetësuese, duke theksuar se politikanët dominojnë diskursin politik kundër gazetarëve, duke ndikuar në amplifikimin e narrativave të urrejtjes.

Edhe deputetja Jorida Tabaku shprehu shqetësimin e saj lidhur me nivelet e larta të diskursit të urrejtjes. “Ne e kemi kthyer median në shënjestër të pushtetit,” tha Tabaku, duke nënkuptuar se politikanët shpesh përdorin sulmet ndaj gazetarëve si mënyrë për t’i censuruar ata.

Sipas Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, një faktor që ndikon në nxitjen e urrejtjes janë edhe narrativat dezinformuese që shpërndahen me qëllim nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë. “Gjuha e urrejtjes është produkt gjithashtu i një dezinformimi të qëllimshëm, që bëhet për të prodhuar urrejtje dhe për të mbajtur gjallë stereotipe mbi kategori të caktuara,” tha Gajda./ BIRN

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09