Flash

Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur

Lapsi.al 20 October 2025
Behgjet Pacolli, një miliarder i trembur

Biznesmeni kosovar, një nga tre katër shqiptarët më të pasur në botë, është vënë ditët e fundit në qëndër të vëmendjes për një sërë statusesh në Facebook, ku bie në sy një servilosje deri në lëpirje ndaj Edi Ramës. 

Të gjitha kanë të bëjnë më një investim që po merr, ditë pas dite, formën e një skandali të madh: atij të aeroportit të Vlorës. Behgjet Pacolli i përfshirë drejt për drejt në ndërtimin e tij, ai i cili bëri bujë me ngurimin për të zbarkuar me çarterin e vet privat në pistën e inaguruar fiktivisht për zgjedhjet e 11 majit, është detyruar të lëshojë disa prononcime. Fillimisht të mburrë kryeministrin, “vizioni estetik i të cilit” do e bëjë aeroportin një nga më të bukurit në botë. Më pas, duke sqaruar një bisedë private me gazetarin Çim Peka për këtë çështje, ai njëherë e përfshiu Ramën në një status dhe pastaj, në panik, e korigjoi atë që pati shkruar, duke e fshirë emrin e kreut të qeverisë nga shënimi i tij. 

Komplot i koordinuar/ Pacolli: Nuk jam gati për lëshime për atë që është e imja

Në të gjithë qëndrimin publik të Behgjet Pacollit, vërehej një lloj frike, ankthi dhe pasigurie ndaj asaj që ai e ka konsideruar një “komplot i koordinuar në Shqipëri” kundër tij. 

Për të kuptuar atë që biznesmeni kosovar e sheh si një kurth, po ashtu dhe për të shpjeguar sjelljen e tij të çuditshme duhen parë të gjitha versionet e asaj që po ndodh.

Aeroporti i Vlorës është mbrapa me afatet e përfunditmit të tij, me zbatimin e kontratës dhe fillimin e fluturimeve.

Për këtë është servirur si arsye e parë sherri mes pronarëve, Valon Ademit që ka vetëm 2% në letra dhe Behgjet Pacolli që kontrollon pjesën tjetër të aksioneve. Partneri në minorancë, një njeri i afërt me ministra të qeverisë Rama, Ademi, pretendon se në bazë të dokumenteve që kanë me njëri tjetrin ai duhet të shkojë deri në 49% dhe prandaj i është drejtuar gjykatave.

Një hipotezë tjetër, i cili ka vënë në lëvizje edhe prokurorinë e Tiranës, pretendon se Pacolli ka marrë kredi në dhjetra miliona euro nga qarqe të lidhura me Moskën. Ky version i përhapur edhe në media, vë alarmin për sigurinë kombëtare, për cënimin e aeroportit si një astet strategjik, madje përflet edhe burime të panjohura që pretendojnë se aleatët e NATO-s janë shqetësuar për këtë depërtim të Rusisë në kontrollin e trafikut ajror shqiptar. Duke ditur të shkuarën kontroverse të Pacollit, lidhjet e tij që prej kohës kur rindërtoi Kremlinin, ky version ka tendencën ti mbivendoset dhe të sfumojë ç’do lloj korrupsioni dhe grabitjeje që mund të kenë planifikuar qarqe qeveritare për të marrë pjesën e tyre nga kjo thelë shumë fitimprurëse.

E këtu vijmë tek versioni i tretë. Tek hipoteza që Behgjet Pacollit po i bëjë shantazh me media, prokurori dhe gjykata, në mënyrë që ata të cilët vendosën që Vlora të bëhet me aeroport të përfitojnë thelën e tyre të majme. Ky hamendësim mbështetet në pretendimin se ata që përkrahin Valon Ademin, partnerin me 2%, duke dashur që kuotat e tij të shkojnë në 49%, kërkojnë pjesën e luanit nga ky investim. Dhe ajo nuk është e vogël. Po të hapen letrat shikohet se për aeroportin e ri, janë investuar deri më tani gjithsej diçka më shumë se 100 milionë euro, ndërsa sipas plan biznesit koncesioni llogaritet të përfitojë në fund më shumë se 700 milionë. Pra një “pasuri” që nuk mund të lihet pa zot. Këtë hipotezë të tretë e përforcon edhe gjeneza e konceptimit të aeroportit të Vlorës si një plan i mirrfilltë grabitjeje. 

Në fillim, në vitin 2017, qeveria Rama medoi ta japë atë, pa garë apo tender tek një kompani turke e paracaktuar, me anë të një ligji special që do kalonte në kuvend. Hartimi i kontratës për të cilën u caktuan ish ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri dështoi. Por kjo nuk do të thoshte se bashkë me të ra dhe synimi për ta haruar këtë thes me para. Në tentativën e dytë do të kishte garë, por ajo do të ishte fallco. Kur ajo u organizua në 2020, gjithçka u bë e trukuar, u mor në mënyrë fiktive një kompani turke, sa për të përmbushur kushtet në letra, u ndryshuan kërkesat e garës vetëm katër ditë para zhvillimit të saj, dhe kompania konkurente, britanikët e AL-DE Corporation LTD, që e ankimoi më pas këtë skandal, u përjashtua nga konkurimi gjoja për mos pasje dokumentacioni të plotë. 

Aeroporti i Vlorës/ Ç'ndodhi në pesë vite mes Pacollit dhe Ramës

Më e bukura fare, turqit që u shpallën fitues, si të vetmit që dinin të bënin aeroport, YDA Group, ata që patën ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit, u tërhoqën menjëherë pas përfundimit të "garës". Ata e shitën 40%-shin e tyre të aksioneve në aeroport, sa një motorçikletë, 4200 euro

Në të gjithë këtë sagë, qëllimi për të shtënë në dorë më shumë se gjysëm miliardi euro, duket se ka qenë i pa ndryshueshëm. E vetmja gjë që ka ndryshuar ishte zëvendësimi i Gjiknurit dhe Ahmetajt me Belinda Ballukun që tani dirigjon gjithçka.

Investigimi/ Si e kaloi Rama aeroportin e Vlorës në duart e Pacollit dhe miqve të Erdogan 

Por, nëse kjo hipotezë është e vërtetë, nëse synimi përfundimtar ka qenë ky, a mund ti gëzohej kësaj pasurie vetëm Behgjet Pacolli? A nuk duhet ta dorëzonte ai 49% ashtu sikurse i kërkohet sot? A është e gjitha vetëm një dramë parash?

Me aq pak elementë sa janë bërë të ditur deri më tani për publikun askush nuk mund të vërë bast se cili nga këto versione është më pranë të vërtetës. Ajo që dihet me siguri është se Behgjet Pacollit i janë qepur nga pas edhe Belinda edhe ish parteri i tij Ademi edhe prokuroria e Tiranës me gjykatën edhe një koalicion zhurmues mediash.

Prandaj ai flet për “komplot të koordinuar” pa shkuar do të më tej. Kur vjen puna për Edi Ramën ai ose thur lavde ose e detyrohet të lëpijë atë që mund të ketë pështyrë. Sepse thellë thellë ai e di më mirë se askush tjetër se furia kundër tij e ka një dirigjent.

Si do që të jetë, edhe nëse “baca” ka bërë manovra me fonde të dyshimta, edhe nëse ai ka një sherr real për ndarje përqindjesh me aksionerin tjetër, apo qoftë edhe nëse ata që kanë planifikuar gjithçka prej 2017-ës, kur emri i tij s’figuronte kërkund, tani duan ti rrëmbejnë llokmën =, pra cila do nga hipotezat të jetë më pranë realitetit=, Pacolli e ka të qartë, përvoja e hershme e negocimit me autokratë i ka mësuar, se janë këta të fundit që vendosin për gjithçka. Prandaj biznesmeni miliarder po figuron në publik si një njeri që ka ulur dinjitetin në fund të këmbëve në raport me Ramën. Ai është një pasanik që ndihet i friksuar.  

©Lapsi.al          

Të këshilluara

Gjykata Kushtetuese ngrihet dhe Presidenca bie

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar zgjedhjet vendore në Tiranë është një lajm i mirë për demokracinë dhe shtetin shqiptar. Ajo tregon se jo të gjit...

10:30

Pse s’po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

Dy ngjarje të ditëve të fundit, në pamje të parë krejt pa lidhje me njëra tjetrën, i kanë ringjallur Edi Ramës një fantazamë, që e ndjek si hije nga pas: miqësi...

17:24

Holokausti i Gazës

Kur mendojmë për holokaustin e para gjë që na vjen ndër mend janë kampet e përqëndrimit, dhomat e gazit dhe oxhakët që nxirrnin tymin e zi të furrave ku nazistë...

13:48

Një president lolo

Në kryet e nënpunësve të çdo regjimi endet gjithmonë një dilemë e thjeshtë: ose të bien viktima, ose të shndërrohen në lakej. Bajram Begaj ka dhënë edhe një she...

19:29

Çfarë fshihet pas ankimimit të Veliajt?

Ndoshta Erion Veliaj ka qenë i fundit që e ka kuptuar se nga po i vinte realisht goditja, por në këtë rast, për interesin publik dhe transparencën vlen shprehja...

13:35

Ç'tregon loja e Ramës me arushën Silva

Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të nivelit të dytë të partisë së Ilir Metës, nuk do ia vlenin as disa reshta. Kjo e vjedhjes së figurave br...

19:08

Diella, ministri ideal i Edi Ramës 

Ka një transparencë të thellë politike nga ana e kryeministrit Rama në insistimin e tij për ta emëruar Diellën si ministre. Me emërimin e saj kryeministri na tr...

16:32

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI