Flash

VAR i hoqi një penallti e golin, Kapllanaj akuzon: “Vrapi kukull, skenar ndaj Bylis”

Lapsi.al 19 October 2025
VAR i hoqi një penallti e golin, Kapllanaj akuzon: “Vrapi kukull,

Presidenti i Bylis Besnik Kapllanaj ka qenë një lumë i fryrë pas ndeshjes së humbur 0-1 me Vllazninë në Ballsh. Numri 1 i klubit mallakastriot ka shënjestruar jo vetëm arbitrin Vrapi, por edhe arbitrin e VAR dhe shefin e arbitrave në FSHF. Mërinë e presidentit Kapllanaj e ndezën kartonët e verdhë në fillim të ndeshjes, penalltia e akorduar dhe më pas anuluar pas ndërhyrjes së VAR dhe golin e barazimit në minutën e 96’, po me ndërhyrjen e sistemit teknologjik.

“Mua më duket se po rikthehemi skenareve të vjetër, më kujtohet edhe me Vllazninë para dy viteve, që ky arbitri te VAR, Beqiraj dhe Kridens Meta vëzhgues, më duket sikur ishin skenar i Sokol Jarecit sot. Në 10 minutat e para kemi marrë 4 kartonë të verdhë – nisi Kapllanaj që rriti dozën e akuzave -. “Kur ne na anulohet penalltia, edhe kur ne bëjmë gol në fund dhe na hiqet, mendoj kjo është dhunë. Nuk vjen dhuna nga presidentët dhe klubet, por nga Sokol Jareci dhe arbitrat”.

Lexo më tej: Autogoli i Abazajt fundos Bylis: Teuta kthehet te fitorja dhe synon zonën e katërshes

Presidenti i Bylis madje kishte menduar edhe tërheqjen e skuadrës nga loja: “Pasi u anulua goli më mbeti pishman, që nuk e tëhoqa ekipin nga loja, ekipi të rrinte statik dhe Vllaznia të vazhdonte dhe të shënonte gol”. Sidoqoftë, akuza më e fortë e Kapllanaj ishte një skenar kundër Bylis i “përgatitur nga lart”, me të cilin ai i referohet shefit të arbitrave Sokol Jareci: “Vrapi? Ishte arbitër kukull, nuk ishte në lojë fare sot. Ai komandohej nga lart. Kush është në VAR? Beqiraj, dhe Kridensi që ishte sot në fushë. Po e mbani mend ndeshjen me Vllazninë, ka qenë Kridensi në VAR dhe Beqiraj në fushë. Kemi qenë gati të braktisnim kampionatin. Nuk është hera e parë. E dini shumë mirë çfarë penalltie iu dha Ballshit kundër Flamurtarit, ne nuk u ankuam. Dhe vetë arbitrat e kanë marrë mësim në seminar, dhe vazhdohet kështu. Nëse jemi Ballshi dhe na shohin si të vegjël, të na thonë që në fillim që nuk e keni vendin në Superiore. Ta shkrijnë ekipin B dhe të luajë ekipi i parë aty”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI