Flash

Tragjedia në Maliq/ Flasin fqinjët: Nënë e bir humbën jetën për shkak të sobës

Lapsi.al 19 October 2025
Tragjedia në Maliq/ Flasin fqinjët: Nënë e bir humbën

Një ngjarje e rëndë është ndodhi mesditën e kësaj të diele në qytetin e Maliqit, ku një banesë u përfshi nga flakët teksa brenda saj ndodhej një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të tre u nxorën nga banesa dhe u transportuan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht 40-vjeçarja Merjeme Azizllari dhe djali i saj 14-vjeçar, Luka Azizllari, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të shkaktuara nga asfiksia dhe ndërruan jetë, Vajza e mitur 6-vjeçare ende lufton me jetën në spital.

Një nga fqinjët e familjes rrëfeu detaje tronditëse mbi ngjarjen e rëndë. Sipas fëmijët ishin me spektrin e autizmit dhe familja përballej prej kohësh me kushte të vështira ekonomike. "Fëmijët ishin me autizëm, nëna ishte mirë. Nëna nuk punonte, vetëm i ati punonte në familje. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Nuk di se si ka ndodhur ngjarja. Tani më thanë një familjar. Erdha të pyes se sa pashë zjarrfikësen”, - tha fqinji.

Një tjetër fqinjë rrëfeu momentet tragjike duke dhënë detaje tronditëse mbi ngjarjen. Sipas saj, sfungjeri i një dysheku në banesë mori flakë, duke përhapur tym të dendur në të gjithë shtëpinë. Për shkak të mungesës së oksigjenit, nëna dhe djali nuk arritën të dilnin në kohë dhe humbën jetën si pasojë e asfiksisë.

“Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin me spektrin autik.

Unë për momentin nuk isha, por aty ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerin dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në telefon për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi fqinja, doli dhe fqinja tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur," - tha fqinja.

Vajza 6-vjeçare është transportuar drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor. Burime nga Spitali Rajonal i Korçës bëjnë me dije se e mitura ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të djegieve të shumta në trup. Sipas informacioneve, e mitura është gjetur jashtë banesës, në gjendje të vetëdijshme, por me dëmtime të rënda.

Vëllai i saj, 14-vjeçari u gjet në gjendje kome dhe ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Korçës, si pasojë e asfiksisë dhe djegieve. Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim, por dyshohet se gjithçka mund të ketë nisur rreth orës 13.30 nga një sobë me dru që familja përdorte për ngrohje. /LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitje në Muzeun historik të Luvrit

Luvri në Paris, muzeu më i vizituar në botë, u mbyll papritur sot pasi ministrja franceze e kulturës tha se kishte ndodhur një grabitje. “Një grabitje ndodhi k...

12:35

Edhe sot moti i paqëndrueshëm në vend

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet i k...

10:04

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI