Flash

Një spiun brenda Flamurtarit, Kërnaja e zbulon live: “Më tregoi lëvizjet e Morieros”

Lapsi.al 19 October 2025
Një spiun brenda Flamurtarit, Kërnaja e zbulon live: “Më

Oltion Kërnaja debutoi me fitore në pankinën e Partizanit, duke mposhtur 0-1 Flamurtarin. Suksesi i parë i të kuqve pas 5 ndeshjeve pa fitore, por që ka ardhur falë një spiuni në klubin vlonjat. Pikërisht kështu dhe pohimin e ka bërë cuditërisht direkt në TV vetë tekniku i të kuqve, në një ndeshje që u vendos nga autogoli i ish-mbrojtësit të Partizanit, tani te Flamurtari, Lorenc Trashi: “E dinim deri diku si luante Flamurtari, falë njohurive që thatë ju më përpara, por edhe falë një miku që më ka ndihmuar shumë në informacione për dy lëvizje të reja që tekniku kishte bërë”.

Kërnaja nuk e zhbënte dot atë që tha, por i ngacmuar se kush është miku, ruajti fshehtësinë: “Miku nuk tregohet se është mik”. Megjithatë, fakti që dinte lëvizjet që do të bënte Moriero është e qartë se bëhet fjalë për dikë brenda klubit, që ka zbuluar planin e italianit. Një frazë që natyrisht nuk do të kalojë pa vëmendje në Vlorë.

Lexo më tej: Partizani fiton me një autogol, Trashi tradhëton Flamurtarin: Vora përmbys Elbasanin

Kërnaja pastaj tregoi edhe arsyen e komunikimit me letër në udhëzimin që kishte për lojtarët e tij gjatë ndeshjes: “Lojtarëve u dhashë disa udhëzime që të luftonin për topin e dytë, mënyra e vendosjes pak më ndryshe që të kapnim mesfushën”, u shpreh Kërnaja për “RTSH”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI