Flash

“Jepi Putinit Donbasin ose do të të shkatërrojë”/Trump kërcënoi Zelenskyn në tavolinë

Lapsi.al 19 October 2025
“Jepi Putinit Donbasin ose do të të

“Financial Times” shkruan se në takimin e pak ditëve më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i bëri thirrje kreut të shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të pranojë kushtet e Rusisë për t'i dhënë fund luftës.

Ai e paralajmëroi Zelenskyn se diktatori rus, Vladimir Putin do ta "shkatërronte" Ukrainën nëse udhëheqësi ukrainas nuk binte dakord. “Financial Times” shkruan se këtë e ka konfirmuar nga persona që ndodheshin brenda takimit.

Sipas tyre, takimi midis presidentëve të SHBA-së dhe Ukrainës u shndërrua vazhdimisht në një "përplasje britmash" gjatë së cilës Trump "vazhdimisht shante". Ata shtuan se Trump hodhi poshtë hartat e vijës së frontit në Ukrainë dhe këmbënguli që Zelensky t'i jepte Putinit të gjithë Donbasin, dhe përsëriste vazhdimisht kërkesat e Putinit.

"Edhe pse ukrainasi në fund arriti ta bindte Trumpin të përsëriste mbështetjen e tij për ngrirjen e vijave aktuale të frontit, takimi i ashpër dukej se pasqyronte ndryshimin e qëndrimit të Trumpit", - shkruan gazeta.

Mbrëmjen e 16 tetorit, Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin. Ata diskutuan luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe ranë dakord se do të takohen brenda dy javësh në Budapest. Sipas mediave, gjatë bisedës me Trump, ishte Putin ai që shprehu kërkesën që Ukraina të heqë dorë plotësisht nga kontrolli i rajonit të Donetskut. Vetëm me këtë kusht ai thuhet se është gati të përfundojë luftën, kondirmuan dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

As Shtëpia e Bardhë dhe as zyra e presidentit ukrainas nuk kanë lëshuar një njoftim zyrtar dhe të dyja refuzuan të komentojnë për mediat mbi këto zhvillime. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI