Flash

Grenell sulmon gjykatën e Hagës: Tërësisht e korruptuar, t’i ndërpritet financimi

Lapsi.al 19 October 2025
Grenell sulmon gjykatën e Hagës: Tërësisht e korruptuar,

Richard Grenell, emisari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka kërkuar që të ndalet financimi për Gjykatën Speciale me seli në Hagë.

Përmes një postimi në platformën X, Grenell ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj këtij institucioni, duke e cilësuar atë si “totalisht të korruptuar” dhe duke e akuzuar për trajtim të padrejtë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në të njëjtin reagim, Grenell ka kritikuar edhe Prokurorin Special Jack Smith, i cili në kohën kur ishte pjesë e Dhomave të Specializuara kishte lëshuar urdhër-arrestin për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

"Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi,” shkruan Grenell.

Të këshilluara

Grabitje në Muzeun historik të Luvrit

Luvri në Paris, muzeu më i vizituar në botë, u mbyll papritur sot pasi ministrja franceze e kulturës tha se kishte ndodhur një grabitje. “Një grabitje ndodhi k...

12:35

Edhe sot moti i paqëndrueshëm në vend

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet i k...

10:04

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI