Flash

Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, arrstohen dy persona në Tiranë

Lapsi.al 18 October 2025
Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine,

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që shpërndanin lëndë të dyshuar narkotike kanabisi në formë xhelatine, në një lagje të rrugës “Xhanfize Keko”.

Sekuestrohen 8 pako lëndë e dyshuar narkotike kanabisi në formë xhelatine, rreth 802 gramë lëndë narkotike kanabis dhe 3 armë të ftohta (thika).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një hyrje pallati në rrugën “Xhanfize Keko”, dy shtetas mbanin dhe shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “STOP”.

Si rezultat i operacionit u kapën dhe u arrestuan shtetasit D. B(K)., 35 vjeç dhe E. X., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ambientit ku u konstatuan shtetasit e lartpërmendur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B(K)., u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika). Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI