Flash

Ndërron jetë analisti dhe gazetari i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

Lapsi.al 18 October 2025
Ndërron jetë analisti dhe gazetari i çështjeve

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajaski. Bugajski njihej si një analist i çëshjeve ndërkombëtare dhe veçanërisht atyre shqiptare prej më shumë se tre dekadash. Shpesh ai publikonte opinione, analiza dhe komente mbi çështje të ndryshme.

Janusz Bugajski lindi më 23 shtator 1954, në Nantwich, Cheshire, në Angli. Emigroi në SHBA në vitin 1986. Ai shërbeu si prezantues i emisioneve televizive “Bugajski Hour” që transmetohen në Ballkan. Më parë, mbajti pozicionin e bashkëpunëtorit të lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington, dhe shërbeu si drejtor i Programit të Demokracisë së Re Evropiane në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).

Bugajski ka shërbyer edhe si konsulent për çështjet e Evropës Lindore për organizata dhe agjenci të ndryshme qeveritare amerikane, duke përfshirë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), Institutin e Sindikatave të Lira ( AFL-CIO ), Bordin Ndërkombëtar të Kërkimit dhe Shkëmbimeve (IREX) dhe televizionin BBC në Londër.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI