Flash

Ekzekutoi biznesmenin italian/ Gjykata cakton ‘burg pa afat’ për autorin

Lapsi.al 18 October 2025
Ekzekutoi biznesmenin italian/ Gjykata cakton ‘burg pa afat’

Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës ka caktuar 'burg pa afat' për Kamber Sulçen, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi. Fillimisht prokurorja e çështjes Blerina Musabelli ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetdorëzimin e autorit.

Më pas avokati i Sulçes, Arsenal Zotaj ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetdorëzimit të klientit të vet para 3 ditësh çka është një rrethanë lehtësuese e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës. Pas dhënies së vendimit në fjale, avokati i të pandehurit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në kryeqytet. Ndërsa vetë Sulçaj nuk ka folur gjithë seancës së vlerësimit të masës së arrestit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI