Flash

Bardhi për aeroportin e Vlorës: Kryeafera korruptive me përgjegjës Ramën dhe Ballukun

Lapsi.al 18 October 2025
Bardhi për aeroportin e Vlorës: Kryeafera korruptive me

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar projektin si “kryeafera korruptive” të qeverisë Rama dhe të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Bardhi shkruan në rrjetet sociale, se kjo aferë është një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të vendit. Ai akuzoi qeverinë se po tenton të shuajë zërin e opozitës në Kuvend, për të shmangur çdo debat apo kontroll parlamentar mbi çështje të tilla.

Reagimi i Bardhit:

Korrupsioni me Aeroportin e Vlorës ka kaluar çdo kufi të imagjinueshëm edhe për vendet e botës së tretë. Një aferë gjigande financiare është shndërruar në rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare. E pangjashme me asgjë më parë në këto 35 vjet, kjo megaaferë ka dy përgjegjës: Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Prandaj këta duan një opozitë memece në Kuvendin e Shqipërisë. Prandaj këta nuk duan as debat, as kontroll parlamentar, as pyetje, asgjë që i gërvisht aferat monstruoze të kësaj qeverie.

I siguroj Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se opozita nuk do të lejojë degradimin e Kuvendit dhe shndërrimin e tij në një organizëm memec, që kurdiset sipas interesit të Edi Ramës. Do të reagojmë, do të protestojmë në mbrojtje të funksionimit demokratik të Kuvendit dhe në mbrojtje të interesit publik. Gjithashtu, e siguroj Belinda Ballukun se me kryeaferën, që mban firmën e saj “Aeroporti i Vlorës”, do të merremi me seriozitetin më maksimal.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI