Flash

Will Smith pranon “propozimin” e Sinner: fotomontazhi çmend rrjetin

Lapsi.al 17 October 2025
Will Smith pranon “propozimin” e Sinner: fotomontazhi çmend

“Cilin do të doja të më interpretonte në një film? Will Smith”, me këto fjalë Jannik Sinner i kishte habitur të gjithë. Gjatë një interviste në kuadër të Six Kings Slam, tenistit italian iu bë pyetja se cili aktor do të dëshironte të luante në një dokumentar mbi arritjet e tij sportive. Jannik, pa shumë dyshime, përmendi aktorin amerikan, duke shkaktuar edhe habinë e intervistuesit: “Nuk është aktori që prisja të thoshe.”

Fjalët e numrit një të tenisit italian u përhapën me shpejtësi në mbarë botën, duke arritur deri tek vetë Will Smith. Aktori nuk e la t’i shpëtonte rasti për t’iu përgjigjur ftesës së Sinner. Dhe e bëri me humorin që e karakterizon: në llogarinë e tij në Instagram u shfaq një story ku Smith mori një foto të Sinner me trofeun e Wimbledon dhe ia zëvendësoi fytyrën me të tijën. Rezultati: një fotomontazh po aq i këndshëm sa edhe mbresëlënës – Smith me një buzëqeshje të madhe, i veshur me kostumin e bardhë dhe me tufën e flokëve të kuq të Jannik. Aktori gjithashtu e etiketoi Sinner-in, duke shoqëruar imazhin me një mesazh: “Jam brenda.” Një hap i qartë drejt një bashkëpunimi të mundshëm kinematografik mes të dyve.

Lexo më tej: Mallkimi i Drake bie edhe mbi Sinner: Janik humb finalen, fluturojnë 300 mijë dollarë

Për Smith, kjo nuk do të ishte as hera e parë në një bio-pic me temë tenisin. Aktori ka interpretuar me sukses rolin e babait të motrave Williams në filmin “Una famiglia vincente – King Richard”, rol që i solli Oscarin si aktori më i mirë protagonist. Sinner është në duar të sigurta: për dokumentarin e tij, pavarësisht habisë së intervistuesit, ai ka zgjedhur aktorin e duhur.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI