Flash

U përfshi në një aksident me makinë, arrestohet shoferi në Sarandë

Lapsi.al 17 October 2025
U përfshi në një aksident me makinë, arrestohet shoferi

Një aksident automobilistik është regjistruar pas mesnate në qytetin e Sarandës. Automjeti tip “Chevrolet” me targa greke HNZ 4022, ka humbur kontrollin në rrugën “Lefter Talo” përballë një hoteli dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike.

Si duket përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë pasi mjeti ka përfunduar i përmbysur. Mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e qarkullimit rrugor që shkuan menjëherë në vendngjarje kryen testin e alkoolit për drejtuesin e mjetit, shtetasin Aleksandro Gunella 18 vjeç, ku nga testi rezultoi si fillim 0.58 mg/l dhe më pas 0.62 mg/l. Për rrjedhojë në këto kushte është bërë arrestimi nga policia i 18-vjeçarit Aleksandro Gunella.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI